LAJMI I FUNDIT:

Ishte kafshuar keq nga qeni, burri nga Massachusetts ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm pas operacionit në fytyrën e tij

Ishte kafshuar keq nga qeni, burri nga Massachusetts ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm pas operacionit në fytyrën e tij

Një burrë, fytyra e të cilit ishte dëmtuar shumë pas kafshimit nga një qen, e ka “rindërtuar” atë në mënyrë shumë interesante.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Andrew Koplove, 37 vjeç, mbeti me një fytyrë të dëmtuar pasi kafsha e sulmoi me egërsi në vitin 2017.


Inxhinieri i pajisjeve mjekësore, nga Massachusetts, tha se lëndimet ishin aq të rënda saqë i vinte turp të dilte nga shtëpia – dhe vendoste një fashë mbi hundën e tij kur bëri një gjë të tillë për të ndaluar njerëzit të shikonin.

Por gjatë katër viteve pas sulmit ai pati 14 operacione për të rindërtuar gradualisht hundën e tij – dhe për t’i kthyer atij vetëbesimin.

Koplove tha: “Para rindërtimit të hundës, humba shumë nga vetja. Njerëzit shikonin ose më pyesnin se çfarë ndodhi. Ishte jashtëzakonisht e pakëndshme”.

“[Operacionet] më rikthyen jetën dhe besimin për të qenë përsëri vetvetja, të shkoj në takime, të takoj njerëz të rinj dhe të ndihem i sigurt në gjithçka që bëj”.

Ai shtoi: “Nuk kisha vërtet ndonjë shpresë gjatë asaj kohe të jetës sime derisa takova [kirurgun tim plastik]”.

“Ai më dha shpresë se do të kisha një rezultat të shkëlqyer pa deformime të dukshme të qëndrueshme. Ekipi mund të bëjë vërtet mrekulli”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori