LAJMI I FUNDIT:

Është futbollist dhe drejtor sportiv i klubit, por Kompany merr edhe një pozitë të tretë te Anderlechti

Është futbollist dhe drejtor sportiv i klubit, por Kompany merr edhe një pozitë të tretë te Anderlechti

Vincent Kompany është rikthyer tek klubi i qytetit Anderlecht në verën e vitit të kaluar.

34-vjeçari iu bashkua Anderlechtit me dy pozita si trajner/lojtar, por më vonë u largua nga posti i trajnerit.


Ai ka marrë postin tjetër si drejtor sportiv i klubit dhe synon që ta ndihmojë skuadrën e tij për ta rikthyer titullin e kampionit.

Titulli në kryeqytetin belg mungon nga sezoni 2016/17, ndërsa Kompany ka për qëllim që ta ndihmojë klubin si drejtor sportiv duke sjell lojtar të rinj dhe si futbollist në fushë ku është edhe kapiten.

Së fundmi Kompany ka marrë edhe pozitën e tretë tek gjiganti belg.

Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Belgjikës ka vendosur të bëhet aksionar dhe ka blerë aksione tek Anderlechti.

Kompany synon që të fitojë trofe me klubin e tij pastaj ta përfundojë karrierën, duke vazhduar si drejtues i lartë i gjigantit belg.

Qendërmbrojtësi i famshëm ka dalë nga shkolla e futbollit të Anderlechtit, teksa në vitin 2006 u transferua te Hamburgu në Bundesliga.

Pas dy viteve qëndrim të suksesshme në Gjermani, Kompany iu bashkua Manchester Cityt ku qëndroi për 10 vite tek skuadra angleze.

Belgu ka për qëllim që ta rikthejë Anderlechtin si fuqinë kryesore në vend, ndërsa synimi i tij është që klubi vjollcë të garojë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori