LAJMI I FUNDIT:

“Ishe idhulli im, por nuk besove te ekipi”- Enrique me momente gazmore pas ndeshjes me Richards

“Ishe idhulli im, por nuk besove te ekipi”- Enrique me momente gazmore pas ndeshjes me Richards

Studio CBS Sports, ku analistë të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve janë Thierry Henry, Jamie Carragher dhe Micah Richards, ka fituar zemrat e fansave, fal edhe humorit të treshes së njohur.

PSG arriti të mposht Barcelonën me rezultat 4-1 në ndeshjen e dytë dhe të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


Për Luis Enriquen, beteja nuk kishte mbaruar pas fishkëllimës së fundit, pasi iu desh t’i thoshte disa fjalë për Micah Richards, të cilin e kishte cilësuar si idhull.

“Unë jam shumë i mërzitur me të gjithë ju!”.

“Pse?”, pyeti Micah Richards.

“E dini pse,” ka thënë menaxheri i PSG-së. Richards më pas e kuptoi dhe bërtiti: “Për shkak të eliminimit! Ai e di! Ai e shikon emisionin!”.

“Unë i pashë në YouTube, të gjithë ju parashikuat se Barcelona po kalonte në fazën tjetër,” shpjegoi 53-vjeçari. “Askush nuk besoi në mundësitë tona. Sa i trishtuar jam, sa i trishtuar jam”.

Ish-mbrojtësi i Liverpool, Carragher protestoi: “Jo, Luis! Të kisha në finale kundër Manchester Cityt! Duhet të shikosh përsëri në YouTube!”

“Oh me të vërtetë! Nuk të pashë, më vjen keq,” pranoi Enrique. “Unë e pranoj faljen tuaj, Luis,” u përgjigj Carragher.

Enrique më pas shtoi: “Unë mund ta kuptoj Henryn, sepse ai është një mbështetës i Arsenalit – por Micah, ti ishe idhulli im. Mendova se do të ishe i sigurt në ekip. Oh zot”.

“Jo, Luis, të lutem!” Richards iu lut në mënyrë gazmore. “Pranoni faljen time – Unë shkova kundër jush, më fal!”.

Një moment interesant me yjesh të futbollit, që si zakonisht përfundoi me të qeshura të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori