LAJMI I FUNDIT:

Ish-zbuluesi i talentëve te Evertoni, Steve Walsh zbulon se si Koeman refuzoi transferimin e Haalandit për vetëm katër milionë euro

Ish-zbuluesi i talentëve te Evertoni, Steve Walsh zbulon se si Koeman refuzoi transferimin e Haalandit për vetëm katër milionë euro

Shefi i zbuluesve të talentëve te Evertoni, Steve Walsh kishte një marrëveshje prej katër milionë eurosh për Erling Haaland në vitin 2016 kur Ronalt Koeman ishte në krye të ekipit, por holandezi refuzoi transferimin e sulmuesit.

Ka pak dyshime që Haaland është një nga emrat më të nxehtë në futbollin botëror për momentin, ndërsa shënimet e shumta kanë bërë që ylli i Borussia Dortmundit të tërheq interes nga Barcelona, Real Madrid dhe klube angleze e italiane.


Transferimi i Haalandit në këtë kohë është thuajse i pamundur pasi çmimi real i tij thuhet se është 150 milionë euro, ndërsa Dortmund për ta vështirësuar edhe më shumë situatën kërkon plot 200 milionë euro për të.

Haaland duket gjithnjë e më shumë se ka gjasa të qëndrojë në Dortmund për sezonin 2021-22, por kur ai të largohet shumë lehtë mund të thyhet rekordi botëror i transferimeve.

Dortmundi tremb klubet e interesuara, u tregon çmimin astronomik të Haalandit
Lexo po ashtu Dortmundi tremb klubet e interesuara, u tregon çmimin astronomik të Haalandit

Megjithatë, Haaland mund të ishte transferuar për një shifër shumë të ulët para disa vitesh, ndërsa trajner Koeman nuk do ta përdorte ‘veton’.

Sipas gazetës spanjolle AS, trajneri aktual i Barcelonës mund të kishte sulmuesin e Norvegjisë nën urdhrat e tij pesë vjet më parë kur ai ishte në krye të Evertonit, por refuzoi të paguante katër milionë euro.

Mundësia për të ‘vjedhur’ Haalandin të ri erdhi përmes syrit të çuditshëm të skautit, Steve Walsh, i cili njihet edhe për transferimet e N’Golo Kante për 6 milionë euro nga Caen, Riyad Mahrez për vetëm 600 mijë euro nga Le Havre dhe më i famshmi Jamie Vardy, për 1.2 milionë euro nga Fleetëood Town gjatë kohës së tij te Leicester City.

Sukseset e Walsh ishin të mjaftueshme për të bindur Evertonin për ta bërë atë skautin e tyre kryesor në vitin 2016, në të njëjtën kohë kur Koeman mbërriti në Merseyside për të marrë detyrën e klubit, por holandezi nuk shfrytëzoi mundësinë e transferimit të Haaland.

Walsh dhe ekipi i tij i skautëve kishin vëzhguar nga afër Haalandin e panjohur atë kohë, ndërsa ai ishte te Bryne në divizionin e dytë norvegjez dhe e identifikoi atë si një superyll të ardhshëm.

“Kam pasur sulmuesin Erling Haaland dhe babanë e tij të bindur për një lëvizje për 4 milionë euro”, ka thënë Walsh gjatë një interviste me The Athletic.

Walsh dhe Koeman te Evertoni

Sidoqoftë, pas një prove katër-ditore në Everton dhe pavarësisht se Walsh i rekomandoi t’i ofrojnë atij një kontratë, Koeman dhe Everton vendosën kundër nënshkrimit të adoleshentit, i cili përfundimisht u transferua në Molde.

Pjesa tjetër është histori. Haaland u bashkua me RB Salzburgun në janar të vitit 2019 ku shënoi 29 gola në 27 paraqitje, duke tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. Dortmund përfundimisht do të nënshkruante sulmuesin për një shifër rreth 20 milionë euro, me Haaland që ka shënuar 57 gola në 59 paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori