LAJMI I FUNDIT:

Ish- stjuardesa tregon se si të siguroni pije falas në udhëtimin tuaj

Ish- stjuardesa tregon se si të siguroni pije falas në udhëtimin tuaj

Në një botë ku kompanitë ajrore janë vazhdimisht duke kërkuar para për çdo shërbim të vogël që e ofrojnë – duke filluar nga zgjedhja e ulëses e deri te mbajtja e çantës – të sigurosh diçka falas nuk duket gjë tjetër përveçse diçka që i përket të kaluarës.

Por, jo domosdoshmërish duhet të jetë kësisoj, e posaçërisht kur bëhet fjalë për të siguruar një pije falas gjatë fluturimit, transmeton Telegrafi.

Sipas “SFGate”, faktikisht ka një mënyrë se si mund ta siguroni një pije falas herën tjetër që udhëtoni me aeroplan.

Ish- stjuardesa Shawn Kathleen ka treguar sekretin se si ta fitoni një pije falas.

Sekreti? Thjesht silluni mirë! Dhe, nëse kjo dështon, atëherë ofroni stjuardesës bonbone apo çokollatë.

Ajo tregon se nuk keni arsye të mos shfaqni respekt duke mos i thënë stjuardesës “përshëndetje” apo “a jeni lodhur”.

Kathleen ka treguar se nëse veç dëshironi të përfitoni nga stjuardesa, atëherë një dhuratë e vogël do t’jua sigurojë atë.

“Merrni me vete çokollatë ose bonbone për stjuardesën. Kushtojnë pak dhe janë mënyrë e mirë për ta falënderuar atë për shërbimin”, ka treguar ajo.

Disa njerëz e kanë aplikuar këshillën e saj dhe faktikisht kanë treguar se është mjaft efektive.

Përndryshe, vetëm mendojeni kështu: me siguri se do t’i linit bakshish baristit, kamerierit, taksistit, etj., prandaj përse të mos i lini bakshish stjuardesës? Veçse, në këtë rast, në vend të bakshishit monetar, ju e tregoni vlerësimin dhe mirësjelljen tuaj me një gjest të mirë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori