LAJMI I FUNDIT:

Ish-shefi i Audi-s bëhet anëtari i parë i bordit të Volkswagen i dënuar për skandalin e vitit 2015

Ish-shefi i Audi-s bëhet anëtari i parë i bordit të Volkswagen i dënuar për skandalin e vitit 2015

Ish-shefi i Audi-s, Rubert Stadler, u dënua me kusht për një vit e nëntë muaj nga një gjykatë e Mynihut të martën për mashtrim në skandalin e naftës 2015, duke u bërë ish-anëtari i parë i bordit të Volkswagen që merr një dënim të tillë.

Ish-shefi u gjobit me 1.1 milion euro të cilat do t’i shkojnë thesarit të shtetit dhe organizatave joqeveritare, tha gjykata, transmeton Telegrafi.


Rastet e tjera në vazhdim përfshijnë një çështje penale kundër ish-menaxherëve të tjerë të Volkswagen që po zhvillohet në Braunschweig, dhe një çështje kundër ish-shefit të Volkswagen, Martin Winterkorn në pritje për shkak të problemeve me shëndetin e tij.

Dënimi i Stadler është në mes të periudhës kohore 1.5 deri 2 vjeçare që gjyqtari kishte thënë se ish-CEO do të përballej nëse do të pranonte akuzën.

Rasti është ndër më të spikaturit pas skandalit të naftës, kur grupi mëmë Volkswagen dhe Audi pranuan në vitin 2015 se kishin përdorur softuer të paligjshëm për të mashtruar në testet e emetimeve.

Stadler u akuzua se kishte dështuar të ndalojë shitjen e manipuluar të makinave në Gjermani pasi u bë i njohur skandali. /Telegrafi/