LAJMI I FUNDIT:

Hillary Clinton i reagon Zuckerberg-ut lidhur me vendimin për mos ndalimin e reklamave politike në rrjetet sociale

Hillary Clinton i reagon Zuckerberg-ut lidhur me vendimin për mos ndalimin e reklamave politike në rrjetet sociale

Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton i ka kërkuar opinionit që ta bëjë Mark Zuckerber të ‘paguajë një çmim’ lidhur me vendimin për mos ndalimin e reklamave politike, ndërsa gjendjen aktuale të rrjeteve sociale e krahasoi me një ‘përrallë të keqe’.

Reklama

Këtë qëndrim, ajo e tregoi si pjesë e një paraqitjeje për filmin e ri të Netflix, The Great Hack, që tregon se si kompania mbledhjes së të dhënave, Cambridge Analytica, ‘shfaqi anën e errët të rrjeteve sociale, derisa zhvilloheshin zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara më 2016’, transmeton Telegrafi.

Duke lavdëruar vendimin e Twitterit, që kohët e fundit ndaloi reklamat politike, ndërsa i kërkoi Mark Zuckerberg të Facebook, të ndiqte hapat e drejtorit të përgjithshëm të këtij rrjeti social, Jack Dorsey, Clinton, në në një organizim në New York, shtoi se: ‘Mark Zuckerberg duhet të paguajë një çmim, për atë që po i bën demokracisë tonë.

“Problemi ynë, është se jemi të tmerruar me numrin e madh të lajmeve të rreme, të cilat e kemi të pamundur t’i luftojmë. Jemi duke u përballur me algoritme dhe me shumë fuqi të mëdha, gjë që  bën të pamundur”, ka thënë Clinton.

Vendimi i rrjeteve sociale, si Twitter, Facebook dhe Google, është kritikuar në fillim të vjeshtës, kur nuk pranuan që të largojnë një reklamë politike të Donald Trump që e kishte në shënjestër rivalin Joe Biden.

Zuckerber është arsyetuar lidhur me vendimin, duke insistuar se reklamat politike janë liri e shprehjes, gjë të cilën nuk dëshiron ta ndalojë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamjet e para të serbëve që hapen tunelin për në depon e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

Pamjet e para të serbëve që hapen tunelin për në depon e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

Mali i Zi
Çfarë po ndodh me normalizimin e marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit - si reaguan Palestina dhe Irani?

Çfarë po ndodh me normalizimin e marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit - si reaguan Palestina dhe Irani?

Botë
SHBA furnizon Ukrainën me raketa ATACMS - çfarë do të thotë kjo për rusët?

SHBA furnizon Ukrainën me raketa ATACMS - çfarë do të thotë kjo për rusët?

Evropa
Si do të dukej paqja në Lindjen e Mesme sipas Netanyahut

Si do të dukej paqja në Lindjen e Mesme sipas Netanyahut

Azia
Ukraina po vazhdon përballjen edhe me korrupsionin - arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t'i ikur luftës

Ukraina po vazhdon përballjen edhe me korrupsionin - arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t'i ikur luftës

Evropa

"Trupat e alienëve" të shfaqur në Kongresin meksikan dyshohet se janë të rreme

Amerika
Kalo në kategori