LAJMI I FUNDIT:

Ish-prokurori Agron Matjani gjendet i vdekur në banesën e tij

Ish-prokurori Agron Matjani gjendet i vdekur në banesën e tij
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se ish-prokurori Agron Matjani sot në orët e mëngjesit është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha për Telegrafin se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.


“Familja e tij ka raportuar se është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren… Prokurori ka dhënë urdhër me dërgu trupin e pajetë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ai.

Shkarkohet një prokuror dhe suspendohet një prokurore nga KPK
Lexo po ashtu Shkarkohet një prokuror dhe suspendohet një prokurore nga KPK

Në vendin e ngjarjes ka dalë forenzika dhe ekipet rajonale të hetuesisë.

Edhe Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar se sot rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M., – ish-prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij.

“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është iniciuar si ‘Vdekje e dyshimtë’. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

Detaje të reja nga vdekja e ish-prokurorit Agron Matjani, bashkëshortja e gjeti në vaskën e banjës
Lexo po ashtu Detaje të reja nga vdekja e ish-prokurorit Agron Matjani, bashkëshortja e gjeti në vaskën e banjës

Ndryshe, për ish-prokurorin Matjani ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori