LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i Barcelonës arrestohet për pastrim parash

Ish-presidenti i Barcelonës arrestohet për pastrim parash

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell dhe bashkëshortja e tij Marta Pineda janë vënë në pranga nga policia spanjolle nën akuzën e pastrimit të parave.

Në operacionin e koduar “Rimè” u arrestuan edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve rezulton të jetë ish-presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ricardo Teikseira.


Sipas medias spanjolle, çifti Rosell pritet që të transferohet në Madrid, ndërkohë që forcat e rendit kanë nisur kontrollet në banesën e tij në Barcelonë dhe zyrat që ka n Leida, Girona, Andorra.

Mësohet se Sandro Rosell akuzohet se ka mundur të përfitojë 15 milionë euro nga të drejtat televizive të ndeshjeve të përfaqësueses braziliane, duke bërë më pas edhe riciklimin e tyre nëpërmjet kompanive të krijuara në vende që funksionojnë si parajsa fiskale.

Operacioni “Rimè” nisi pas sinjalizimeve të ardhura nga FBI gjatë hetimeve të kryera në vitin 2015 për korrupsionin në FIFA, një vit pas dorëheqjes së tij si president i Barcelonës.

Pjesëmarrës në këtë çështje janë edhe Njësia e Krimit Ekonomik e Fiskal, Prokuroria dhe Gjykata. Ishte pikërisht gjykatësja Carmen Lamela ajo që urdhëroi kontrollet dhe arrestimin e Rosell, transmeton TCh.

Për më tepër, Lamela urdhëroi edhe sekuestrimin e 10 milionë eurove në depozita bankare, si dhe të pasurive të patundshme me vlerë 25 milionë euro.

Kjo çështje duket se nuk ka të bëjë aspak me atë të futbollistit Neymar në momentin e blerë nga Barcelona, për të cilën Rosell është i akuzuar për korrupsion.

Po kështu nuk ka asnjë lidhje me denoncimin e bërë nga Fondi Brazilian i Investimeve, DIS, në të ashtuquajturën “Çështja Neymar 2”

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori