LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministrja e Jashtme, Haradinaj-Stublla: Nuk pres vendim pozitiv për viza këtë vit – Qeveria të mos lejojë kushtëzimin e këtij procesi me dialogun

Ish-ministrja e Jashtme, Haradinaj-Stublla: Nuk pres vendim pozitiv për viza këtë vit – Qeveria të mos lejojë kushtëzimin e këtij procesi me dialogun

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla është shprehur skeptike sa i përket vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë skepticizëm Haradinaj-Stublla e sheh si rezultat i mungesës serioze të lobimit nga ana e Qeverisë për të përafruar bashkëpunimin me shtetet që shprehen skeptike për heqjen e vizave.


“Fatkeqësisht, nuk shoh as ndonjë ndërmarrje serioze lobimi nga qeveria për të përafruar bashkëpunimin me këto shtete skeptike, të cilat nëse veç e kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrim shpejt, do të duhej të dërgojnë në Kosovë ekipe faktmbledhëse për temat preokupuese, të hartojnë një raport përmbledhës për vizitën dhe çështjet me interes për qeveritë e tyre, e tek pastaj të vendosin për një qëndrim përfundimtar – dhe kjo merr shumë kohë. Andaj, një përgjigje e shkurtër rreth pyetjes suaj do të ishte se fatkeqësisht nuk pres vendim të shpejtë pozitiv për këtë vit”, u shpreh Haradinaj-Stublla për Telegrafin.

Ish-ministrja e Jashtme më tej theksoi se procesi i liberalizimit e definon saktë marrëdhënien jofunksionale të Kosovës me BE-në: shpërfillëse, e pabarabartë, dhe politike.

“Ndonëse me shumëfish më shumë kritere se vendet tjera rreth nesh, të vendosura në një marrëdhënie të qartë kontraktuale me BE-në, çështje kryesisht të natyrës teknike jo rrallë janë keqpërdorur nga BE për të kushtëzuar procese të pastra të brendshme e tërësisht politike në Kosovë”, u shpreh ish-ministrja e Jashtme e Kosovës.

Haradinaj-Stublla ka theksuar se çështja e politikës së jashtme të BE-së mbetet përgjegjësi ekskluzive e shteteve anëtare, shumë shpesh në rastin e Kosovës është përdorur si mjet për të mbi premtuar (si psh liberalizimi) ndërsa pas dështimit nga ana e tyre, është përdorur si arsyetim për t’u shfajësuar se kinse secila prej shteteve anëtare kanë qëndrime të ndryshme.

“E them me bindje të plotë se mangësitë strukturore të BE-së nuk i pasqyron asgjë më qartë sesa procesi i tej zgjatur i liberalizimit të vizave për Kosovën, proces i cili ia ka humbur kredibilitetin BE-së si tërësi politike së pari për të nderuar obligimet e tyre kontraktuale, për të ofruar një vizion proevropian për shtetet aspiruese, dhe së treti për të mbajtur premtimet e tyre politike”, tha Haradinaj-Stublla.

Lidhur me takimin e nesërm të grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian ku në rend dite është çështja e vizave, ish-diplomatja e Kosovës u shpreh se edhe në ta kaluarën janë mbajtur takime të ngjashme të grupit punues për vizat, dhe procesi ka vazhduar edhe më tutje, por që në fund qëndrimet politike të disa shteteve anëtare kanë parandaluar një diskutim/votim përfundimtar të kësaj çështjeje në Këshillin e Ministrave.

“Andaj nuk mendoj se po bëjmë mirë që po i ringrisim pritjet e qytetarëve të Kosovës, nëse nuk jemi të sigurt që shtetet skeptike janë bindur se Kosova njëmend i ka përmbushur kushtet ashtu siç ka konfirmuar vetë Komisioni Evropian në vitin 2018. Mos të harrojmë se në të kaluarën, edhe disa shtete të tjera anëtare të BE-së nuk e kanë dhënë qartazi qëndrimin pro-liberalizimit duke u fshehur prapa JO-së së shteteve të mëdha skeptike si Franca e Holanda, dhe pastaj i gjithë skepticizmi në fund ka pamundësuar hedhjen në votim përfundimtar të kësaj çështjeje”, tha Haradinaj-Stublla.

Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në mënyrë që liberalizimi i vizave të mos lidhet me çështjen e dialogut.

“Poashtu kur shtojmë këtu faktin se BE-ja lehtëson një procesin e dialogut Kosovë – Serbi, çdo përparim drejtim të avancimit të rrugës drejt liberalizimit për Kosovën do të tentohet të kushtëzohet me ndonjë absurditet të radhës në raport me Serbinë. Qeveria duhet të jetë tejet e kujdesshme dhe në asnjë mënyrë të mos lejojë që liberalizimi të ndërlidhet me çështjen e dialogut me Serbinë”, u shpreh Haradinaj-Stublla.

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë temë diskutimi të enjten më 13 tetor, në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian.

Komisioni Evropian pritet të miratojë sot paketën e zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën thuhet se progresi ka qenë i kufizuar dhe se duhet të punohet më shumë.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok. Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori