LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e ‘Rossonerëve’ ka një lutje: Interi nuk mund ta festojë titullin në shtëpinë e Milanit

Ish-legjenda e ‘Rossonerëve’ ka një lutje: Interi nuk mund ta festojë titullin në shtëpinë e Milanit

Ish-legjenda e Milanit, Ruud Gullit, ka dhënë një intervsitë lidhur me Derby della Madonnina, duke diskutuar rreth kualitetit të Interit dhe emocionet që shoqërojnë Milanin.

‘Nerazzurrët’ kanë mundësinë që të sigurojnë matematikisht Scudetton e 20-të në mbrëmjen e sotme, në rast se korrin fitore në ‘San Siro’.


“Le të themi se tek Milani do të preferonin një tjetër ndeshje, të themi se jo një vendimtare, por duke marrë parasysh sitautën, unë jam i sigurt se ata do të bëjnë gjithçka që të mos humbasin. Interi nuk mund ta festojë Scudetton në shtëpinë e Milanit”.

“Duke marrë parasysh këtë, ne duhet të pranojmë se Interi po luan shumë mirë dhe jo vetëm nga sot, por edhe vitin e kaluar ata arritën në finale të Ligës së Kampionëve dhe janë një ekip i mrekullueshëm. Dhe do të them diçka që nuk doja kurrë ta them, ata janë favorit për të fituar sonte”, ka thënë Gullit.

Stefano Pioli po largohet nga Milani, por do të mbetet pjesë e Serie A
Lexo po ashtu Stefano Pioli po largohet nga Milani, por do të mbetet pjesë e Serie A

“Milani po përpiqet që të ngjitet në majat e futbollit tash e disa vite dhe nuk është e lehtë. Ishte befasi për mua që ata e fituan titullin dy vite më parë”.

Gullit u pyet gjithashtu nëse ishte i befasuar me vështirësitë në të cilat kanë hasur ‘Rossonerët’ gjatë këtij sezoni.

“Relativisht. Është normale që të ketë ulje-ngritje gjatë procesit. Ekipet italiane nuk i kanë paratë që i kishim ne gjatë ditëve tona. Tani paratë janë të gjitha në Angli, kampionët e mëdhenj tani gjenden diku tjetër”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori