Ish-kapiteni i Serbisë, Arton Zekaj: Krenari e madhe që do ta veshi tani fanellën e Kosovës, tifozët janë fantastik
Paraqitjet e suksesshme dhe mbresëlënëse të ekipeve kombëtare të Kosovës në dy vitet e fundit kanë rritur entuziazmin jo vetëm tek tifozët, por edhe te futbollistët.
Të shumtë janë ata që duan që ta veshin fanellën e Dardanëve, për ta dhënë kontributin për vendin e origjinës së tyre. I fundit që ka vendosur ta veshë fanellën e Kosovës është futbollisti i lindur në Suboticë, Arton Zekaj, aktualisht pjesë e klubi elitar francez, Lille, por që si futbollist u rrit në akademinë e Partizanit të Beogradit, e ku falë talentit të tij ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Serbisë për grupmoshat U15, U16 dhe U17 dhe njëherit kapiten.
Megjithatë, mundësia për ta përfaqësuar Kosovën dhe dëshira e madhe e familjes për ta veshur fanellën e Dardanëve bëri që ai të veprojë menjëherë dhe tash e tutje të jetë pjesë e Kombëtares U21. Artoni, sot, ishte për vizitë në FFK, ku pas takimit me presidentin Agim Ademi, shprehu opinionin e tij për faqen zyrtare të FFK-së.
“Për mua është krenari e madhe që e kam zgjedhur Kosovën dhe që do ta veshë këtë fanellë, pasi në këtë mënyrë do t’i bëj krenar prindërit e mi, familjen time dhe krejt popullin e Kosovës, e gjithashtu edhe një njeri të madh që më nuk është në mesin tonë – legjendën, Fadil Vokrri”, ka theksuar Zekaj.
Ai ishte paraparë të debutonte në ndeshjet e qershorit për kualifikimet e Evropianit 2021 me Kombëtaren U21 kundër Andorrës dhe Turqisë, por një lëndim i pësuar së fundmi ka bërë që debutimi i tij të shtyhet për në shtator.
“Të ardhmen çdo herë duhet ta shikoj për të arritur majat në futboll, qoftë në nivel klubesh, qoftë në nivel të kombëtareve. Normalisht, të gjithë lojtarët kanë dëshirë për të luajtur për Kombëtaren e parë, por hap pas hapi, lojë pas loje do të shohim si do të ecën gjërat. Mua më mbetet që t’i tregoj cilësitë e mia dhe te Kombëtarja U21 do të jap maksimumin tim, pastaj janë trajnerët ata që vendosin”.
Tutje Artoni ka bërë të ditur se i ka ndjekur me entuziazëm të madh të gjitha ndeshjet e Kombëtares A të Kosovës dhe beson në suksesin e saj.
“I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe jam shumë i lumtur me lojërat dhe rezultatet që i kanë treguar djemtë tanë. Ajo që më pëlqen më shumë te Kosova është fakti që të gjithë luajnë si grup dhe që luajnë me zemër, derisa tifozët janë fantastik. Me një fjalë krejt populli është përkrah ekipit kombëtar. Pres që do të arrijmë të kualifikohemi në Evropian, por mbetet të shohim si do të shkojnë gjërat”, ka nënvizuar Zekaj.
Ai është pjesë e skuadrës franceze Lille, e cila në edicionin e ri do të luajë në Ligën e Kampionëve. Artoni ka arritur të bëhet pjesë e 18-shes bazë, ku edhe ka regjistruar debutimin në fanellën e kësaj skuadre kundër Rennes.
“Në edicionin e ri do të jemi edhe në Ligën e Kampionëve dhe jam shumë i entuziazmuar për këtë fakt. Konkurrenca çdo herë është shumë e fortë, por unë jam më i riu në ekip dhe duhet të punoj shumë për ta treguar veten që ta siguroj vendin në ekip. Gjithsesi, tash për tash kryesorja është që të rehabilitohem sa më shpejtë nga lëndimi dhe të rikthehem me 100 qind të forcës në stërvitje”, është shprehur Zekaj. Ai është shprehur mirënjohës për të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij të deritashme, derisa ka shprehur shpresën se e ardhmja do të jetë edhe më e ndritur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Shumë para po zhduken nga futbolli faji i tyre” – Infantino i hap luftë menaxherëve dhe ndërmjetësve në futboll
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t’i sjellë klubit mbi një miliard euro
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi