LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjyqtari i njohur i Ligës Premier ‘vulos’ nëse ishte apo jo i rregullt goli i Bruno Fernandes ndaj Man Cityt

Ish-gjyqtari i njohur i Ligës Premier ‘vulos’ nëse ishte apo jo i rregullt goli i Bruno Fernandes ndaj Man Cityt

Ish-gjyqtari anglez i Ligës Premier, Chris Foy mendon se pozicioni jashtë loje i Marcus Rashford në derbin mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityn nuk duhej të akordohej pasi nuk ndikoi në lojë dhe goli i Bruno Fernandes ishte i rregullt.

Rashford ishte përtej mbrojtësit të fundit dhe në pozicion jashtë loje kur Casermiro pasoi topin që do të çonte në barazimin e Bruno Fernandes për United kundër Cityt të shtunën.


Flamuri i gjyqtarit ndihmës u ngrit menjëherë për pozicion jashtë loje, por pas një bisede midis asistentit Darren Cann dhe gjyqtarit Stuart Attëell me ndihmën e VAR-it goli u pranua dhe më vone Unitedi gjeti edhe golin e fitores.

Ky gol i pranuar i Djajve të Kuq ka krijuar polemika të shumta mes njerëzve të sportit, të cilët janë ndarë në dysh me mendimet rreth asaj nëse duhej të akordohej apo jo pozicion jashtë loje.

Pep Guardiola ishte i bindur se rasti duhej të akordohej si pozitë jashtë loje, ndërsa ish-portieri i Chelseat, Petr Cech u bë viral me postimin e tij.

Megjithatë, ish-gjyqtari i Ligës Premier, Chris Foy, duke shkruar në rubrikën e tij në Daily Mail shpjegoi se Attwell dhe Cann vepruan saktë duke pranuar golin.

“Nuk është për t’u habitur që opinionet janë të ndara për golin e barazimit të Manchester United, por nuk shoh absolutisht asnjë arsye pse goli nuk duhej të qëndronte”, shkroi fillimisht Foy.

“Asistenti Darren Cann ngriti flamurin e tij pasi Bruno Fernandes e futi topin në rrjetë, sepse Marcus Rashford kishte qenë në pozicion jashtë loje kur topi u hodh. Gjyqtari Attwell u konsultua me Cann dhe mes tyre ata ranë dakord që Rashford nuk e kishte prekur topin dhe nuk kishte ndonjë ndikim te ndonjëri lojtar i Cityt”.

“Ligji për pozitë jashtë loje, Ligji 11, thotë se një lojtar mund të ndëshkohet nëse ai ndërhyn me një kundërshtar duke bërë një veprim të qartë “i cili ndikon qartë në aftësinë e një kundërshtari për të luajtur topin””.

Shpjegimi i Foy vazhdon atë që eksperti i BT Sport dhe ish-gjyqtari, Peter Walton tha në atë kohë drejtpërdrejt në TV, por jo me opinionet e shumë njerëzve.

Në thelb, siç shkroi Foy më vonë, vendimi ishte subjektiv dhe u vendos nëse vrapimi i Rashford drejt topit ndryshonte ndonjë gjë për mbrojtësit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori