LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjenerali rus: Bota është në prag të luftës së fundit në historinë e njerëzimit (Foto)

Ish-gjenerali rus: Bota është në prag të luftës së fundit në historinë e njerëzimit (Foto)

Ish-gjenerali rus ka paralajmëruar se bota është në prag të “luftës së fundit në historinë e njerëzimit”, pas pasojave diplomatike që ndodhën që kur u helmua ish-spiuni rus në Britani të Madhe, shkruan Daily Mail.

Evgeny Buzhinskiy, i cili shërbeu për 41 vite në ushtrinë ruse, tha se dëbimi i diplomatëve nga vendet e BE-së dhe SHBA-ve, pasi ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe bija e tij Yulia u helmuan me agjent nervor në Salisbury, ka krijuar një situatë më e keqe sesa “Lufta e Ftohtë”, transmeton Telegrafi.


“Lufta e vërtetë. Më e keqe sesa Lufta e Ftohtë është ajo lufta e vërtetë. Do të jetë lufta e fundit në historinë e njerëzimit”, ka shtuar Buzhinskiy.

Ish-ushtaraku rus u pensionua në vitin 2009 me gradën gjeneral lejtnant dhe ishte mysafir i Nick Robinson në radion 4 të BBC-së.

I pyetur nëse rasti i helmimit të ish-spiunit rus Skripal mund të qojë në një luftë direkte, Buzhinskiy u përgjigj: “nuk është helmimi në Salisbury, por presioni”.

“Shtetet e Bashkuara vazhdimisht janë duke deklaruar se presioni do të vazhdojë. Çfarë do të arrihet me këtë? Do të arrihet ndërrimi i regjimit? Nuk i njihni rusët, sa më shumë që ka presion, shoqëria rreshtohet me shumë rreth presidentit”, ka shtuar ushtaraku rus.

“Ju po i dëboni diplomatët, ne po i dëbojmë diplomatët, ju po vazhdoni ende, cili është hapi i radhës? Kjo po qon në prishjen e raporteve diplomatike. Jeni duke e futur në kënd Rusinë, dhe që ta fusni Rusinë në këtë është një gjë shumë e rrezikshme”, ka shtuar për fund Buzhinskiy. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori