LAJMI I FUNDIT:

Ish futbollisti i Arsenalit, Aliadiere: Aubameyang do të shitet për pak para

Ish futbollisti i Arsenalit, Aliadiere: Aubameyang do të shitet për pak para

Ish futbollisti i Arsenalit, Jeremie Aliadiere, ka thënë se Topçinjtë kanë mundësi ta shesin Pierre-Emerick Aubameyangun këtë verë – edhe nëse bëhet fjalë për një shumë jo aq të kënaqshme për klubin.

Sulmuesi nga Gaboni do të futet në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga Londra dhe diskutimet për një marrëveshje të re nuk janë në rrugën e duhur.

Barcelona, Real Madridi dhe Interi kanë qenë të gjithë të lidhur me golashënuesin më të mirë të Arsenalit, i cili ka shënuar 61 gola në 97 paraqitje.

“Ata duhet ta shesin atë, 100 për qind”.

“Arsenali nuk mund të vazhdojë të humbasë lojtarët falas. Për të qenë i sinqertë, unë ende nuk mund të besoj se kemi një lojtar të madh, kapitenin tonë, që i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij”.

“Për mua, gjithçka duhet të zgjidhet kur të mbetet edhe dy vjet. Verën e kaluar ai duhej të kishte nënshkruar një marrëveshje të re ose do të ishte shitur. Sepse kur të mbetet një vit, mendja e lojtari ndryshon”.

“Ai do të shitet te Barcelona ose Real Madrid dhe për çfarë? Sa mund të presësh të marrësh për të tani? Asgjë në krahasim me atë që do të kishte marr në verën e kaluar. Ata mund të kishin kërkuar 100 milion funte”,ka thënë Aliadiere.

Ai tutje ka kritikuar Arsenalin edhe për largimin e Aaron Ramseyt, dhe mbajtjen e Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil deri në fund të kontratave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori