LAJMI I FUNDIT:

Ish- drejtori i Barcelonës, Braida: Suarez ka ADN për të luajtur te Juve, do të shkëlqejë bashkë me Ronaldon

Ish- drejtori i Barcelonës, Braida: Suarez ka ADN për të luajtur te Juve, do të shkëlqejë bashkë me Ronaldon

Ish- drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka komentuar spekulimet se Luis Suarez do të kalojë te Juve, duke thënë se uruguaiani e ka “ADN” për këtë klub, ndërsa nuk do të kishte problem të luante së bashku me Cristiano Ronaldon.

Një lëvizje për sulmuesin drejt Italisë po diskutohet shumë, pasi la qenë Ronald Koeman që ia konfirmuar lojtarit që nuk është në planet e tij.


Braida beson se ky kalim mund të jetë pozitiv edhe për ekipin e Andrea Pirlos, pasi Suarez  ka luajtur më parë edhe me klube si Ajax dhe Liverpool dhe gjithmonë ka shkëlqyer.

“Nuk jam i befasuar për largimin e tij nga Barcelona sepse futbolli ka të bëjë me cikle”.

“Edhe Cristiano Ronaldo u largua nga  Real Madrid  sepse ai e ndjeu që koha e tij kishte mbaruar”.

“Suarez është një luftëtar dhe shpirti i tij luftues infekton pjesën tjetër të ekipit. Ai ka karakter dhe ADN për të luajtur për Juventusin dhe klube të tjera të mëdha”.

“Nëse ai është i motivuar, ai do të jetë një nënshkrim i fortë edhe në moshën 33 vjeçare”, deklaroi Braida.

I pyetur nëse Suarez mund të luajë me Ronaldon, ai shtoi: “Ai nuk do të ketë probleme të luajë me Ronaldon”.

“Ata do të kuptojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur sepse janë dy fitues natyralë”, ka thënë Braida.

Suarez ka kaluar gjashtë vitet e fundit në Barcelonë, duke shënuar 198 gola në 283 paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori