LAJMI I FUNDIT:

Ish i dashuri i George Michael nxirret nga shtëpia, përfundon në rrugë

Ish i dashuri i George Michael nxirret nga shtëpia, përfundon në rrugë

Fadi Fawaz, ish i dashuri i këngëtarit të njohur George Michael është përzënë nga shtëpia 5 milionë funtesh.

Sipas “Daily Mail”, ka qenë familja e George, ajo që ka vendosur të nxjerrë jashtë banesës fotografin australian, pasi ata kërkojnë që ta shesë të gjithë ndërtesën.


Arsyeja është e thjeshtë, ata nuk duan të kenë asnjë kujtim të hidhur që u jep shtëpia.

“Fadi do të jetë shumë i trishtuar nga shitja e shtëpisë në Regent’s Park sepse mban shumë kujtime të bukura, por nuk do të marrë asnjë masë ligjore kundër familjes ”, tregon një burim pranë australianit.

Shifra që familjarët do të marrin nga shitja shkon rreth 11 milionë funte, por nëse ata vendosin ta japin me qira, shifra shkon tej 25 mijë funte në muaj. /Telegrafi/