Akti i njohur, Justin Theroux, 53 vjeç, është martuar fshehurazi me aktoren Nicole Brydon Bloom, 30 vjeçe, gjatë një ceremonie private në plazhin e Tulumit, Meksikë.

Çifti, i cili u lidh për herë të parë në shkurt të vitit 2023, shkëmbeu betimet në një event intim, ku i pranishëm ishte edhe qeni i Theroux, Kuma.


Pas ceremonisë, ata festuan në rërë, me Bloom të veshur me një fustan elegant të bardhë dhe Theroux me një smoking klasik bardh e zi, shkruan DailyMail.

96252815 14505105 Justin Theroux has remarried eight years after his divorce from  a 12 1742166123979

Më vonë, të porsamartuarit u zhytën në oqean, duke shijuar momentet e para si burrë e grua.

Martesa e Bloom është e para për të, ndërsa Theroux ka qenë i martuar më parë me Jennifer Aniston nga viti 2015 deri në 2017.

96252823 14505105 Over the weekend the Running Point star 53 secretly tied the kno a 15 1742166124642

Çifti i ri është parë për herë të parë së bashku në një event të Netflix në fillim të vitit 2023 dhe kanë ruajtur një profil të ulët gjatë lidhjes së tyre.

Theroux, i cili ka deklaruar më parë se preferon të mbajë jetën e tij private larg syrit të publikut, duket se ka gjetur lumturinë me aktoren e re, e njohur për rolin e saj në "The Gilded Age". /Telegrafi/

96252819 14505105 The couple who were first romantically linked in February 2023 l a 16 1742166124762

96252863 14505105 Although they kept the guest list very small Theroux s beloved p a 14 1742166124546

96254247 14505105 The couple seemed to be in their own private world a 21 1742166126753