LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëshorti i Pamela Anderson, Jon Peters i dhuron asaj afro 10 milionë euro nga pasuria e tij

Ish-bashkëshorti i Pamela Anderson, Jon Peters i dhuron asaj afro 10 milionë euro nga pasuria e tij

Ish-burri i katërt i Pamela Anderson, Jon Peters – me të cilin ajo ishte e martuar për vetëm 12 ditë – ka zbuluar se do t’i lërë asaj 10 milionë dollarë (9.1 milionë euro) në testamentin e tij “pavarësisht nëse i duhen apo jo”.

Producenti i filmit Batman, 77 vjeç, i cili u martua me ikonën e “Baywatch”, 55 vjeç, në vitin 2020, tha për Variety: “Unë gjithmonë do ta dua Pamelën, gjithmonë në zemrën time. Në fakt, i lashë asaj 10 milionë dollarë në testament”.


Producenti i “A Star is Born” – bashkimi i të cilit me Anderson nuk ishte kurrë i ligjshëm për shkak të dokumenteve që nuk ishin dorëzuar, shtoi: “Dhe ajo as që e di këtë. Askush nuk e di këtë. Po e them për herë të parë me ju, transmeton DailyMail.

“Me siguri nuk duhet ta them. Pra, kjo është për të, pavarësisht nëse ajo ka nevojë apo jo”, ka deklaruar ish-partneri i saj.

Ish-parukierja, e cila ka grumbulluar një pasuri prej rreth 200 milionë dollarë (183 milionë euro), sipas therichest.com, me siguri mund ta përballojë dhuratën, por është e paqartë se si ndihen katër fëmijët e tij të rritur për këtë.

Aktorja e “City Hunter” foli me dashuri për mikun e saj të vjetër, duke deklaruar:“Ai është i mrekullueshëm dhe ka pasur një ndikim të madh në jetën time. E dua deri në vdekje”.

Pamela ishte e martuar për herë të parë me rokerin Tommy Lee nga 1995-1998. Dyshja kanë djemtë Brandon, 26 vjeç dhe Dylan, 25 vjeç.

Bukuroshja bionde dhe bateristi i “Motley Crue” fillimisht ishin martuar edhe pse të dy njiheshin vetëm prej katër ditësh.

“Ne thjesht donim të kishim fëmijë dhe të ishim bashkë përgjithmonë. Marrëdhënia ime me Tommy mund të ketë qenë hera e vetme që kam qenë vërtet e dashuruar”, kishte deklaruar Pamela.

Në fund të martesës së tyre, Tommy ishte arrestuar për shkak të ‘abuzimit me bashkëshorten’ dhe kishte shërbyer gjashtë muaj në një burg në Los Angelesit në vitin 1998.

Ajo kujtoi incidentin që e kishte bërë të thërriste policinë, duke shpjeguar se bateristi e kishte “përdredhur krahun ndërsa ajo mbante djalin e tyre Dylan”.

Më vonë po atë vit, divorci i tyre u finalizua, me pas Anderson u martua me Kid Rock nga 2006-2007.

Anderson u martua me Rick Salomon dy herë, herën e parë në vitin 2007 përpara një anulimi në 2008, përpara se të lidhte martesën përsëri në 2014 dhe më pas të divorcohej vitin e ardhshëm.

Anderson dhe burri i pestë Dan Hayhurst u martuan në vitin 2020, por u ndan pas vetëm 13 muajsh martesë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori