LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëshorti i Monica Belluccit, Vincent Cassel rrëfen lidhjen e tij me modelen 30 vjet më të re

Ish-bashkëshorti i Monica Belluccit, Vincent Cassel rrëfen lidhjen e tij me modelen 30 vjet më të re
Tina Kunakey dhe Vincent Cassel (Foto: Getty Images)

Aktori i njohur francez, Vincent Cassel, ka qenë shumë i përfolur këtë vit për lidhjen e tij me modelen Tina Kunakey.

E gjitha kjo për arsyen se aktori është 51 vjeçar dhe ajo 21, dhe kanë një diferencë plot 30 vjeçare në moshë.


Vincent ka vendsour së fundmi që në prag të martesës, të flasë në një intervistë të gjatë për Venity Fair rreth lidhjes së tij me Tinën.

Tina Kunakey dhe Vincent Cassel (Foto: Getty Images)

“Mendova: Kam qenë i martuar, kam dy vajza dhe kam bërë atë që duhet të bëja: që nga tani do jem beqar. Por më vonë kuptova se jeta ime ishte bosh. Nuk prisja të njihja dikë, por ja që ndodhi. Ajo është shumë më e re nga ç’mund ta imagjinoja”, kështu e nis ai rrëfimin e tij.

Ndërsa pyetjes për diferencën e madhe në moshë, ai i kundërpërgjigjet duke thënë se “nuk e zgjedh dot me kë të dashurohesh”.

Ai e cilëson bashkëshorten e tij të ardhshme të dytë është një vajzë e zgjuar, e pavarur dhe ‘burrneshë’.

Vincent Cassel (Foto: Getty Images)

“Kuptova se isha dashuruar me të ditën tjetër që e kisha njohur. Nuk e dija sa vjeç ishte kur e njoha. Kur ma tha, isha pak i befasuar, por mendova: epo, kështu vajti kjo punë! Kur zbulova sa vjeç ishte dhe se i ati ishte i shqetësuar pse nuk ishte kthyer në shtëpi në orar, i thashë: “Më lër të takoj babain tënd për drekë” dhe shumë shpejt mendova me vete: “Çfarë më tha mendja? Sapo e kam njohur”. Nuk e dija pse po e bëja një gjë të tillë, madje isha i bindur se nuk ishte ide e mirë, por gjithsesi i qëndroja deri në fund”, ka thënë më tej Vincens.

“Është një premtim që bëhet para se të krijojmë familje bashkë. Është edhe një mënyrë për të thënë: “Të dua dhe dua që ta marrë vesh bota mbarë”, tregon aktori 51-vjeçar, duke e përshkruar martesën e tij.

Ish-bashkëshorti i Monica Belluccit, me të cilën ka edhe dy vajza, është pyetur edhe për bashkëshorten e tij të parë, për të cilën shprehet se ka respekt.

“Nuk do thoja dhe nuk do bëja asnjëherë asgjë të keqe në drektim të Monica-s. E dua shumë dhe e respektoj. Ajo është nëna e vajzave të mia. Nëse do kishte ndonjëherë nevojë për mua, do shkoja deri në fund të botës për të. Me të nuk jemi në luftë”, ka përfunduar Vincent Cassel. /Telegrafi/

Tina Kunakey dhe Vincent Cassel (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Magazina
Me gjithë protestat e mbajtura për bojkotimin e Izraelit në Eurovision, Edon Golan arriti ta kualifikojë në finale vendin e saj

Me gjithë protestat e mbajtura për bojkotimin e Izraelit në Eurovision, Edon Golan arriti ta kualifikojë në finale vendin e saj

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori