LAJMI I FUNDIT:

Ish-agjenti i Cavanit flet për krahasimet me Osimhen: Cavani është superior

Ish-agjenti i Cavanit flet për krahasimet me Osimhen: Cavani është superior

Claudio Ancelluci, ish-agjenti i sulmuesit ikonik Edinson Cavani, ka dhënë mendimin e tij për krahasimet që po bëhen mes ish-klientit të tij dhe yllit të Napolit, Victor Osimhen.

Reprezentuesi nigerian tashmë konsiderohet si ‘hero’ nga tifozët napolitanë kryesisht falë paraqitjeve të tij fantastike. 24-vjeçari kishte shënuar 26 gola në rrugëtimin historik të Napolit drejt fitimit të Scudettos sezonin e kaluar.


Me një reportor të kompletuar të prekjeve, aftësisë për të shënuar me kokë, finalizimit ‘vdekjeprurës’, Osimhen tani konsiderohet gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë në botën e futbollit.

Krahasimet me ish-sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, kanë ardhur mes tifozëve dhe në mesin e mediave.

Uruguaiani që tani është pjesë e Boca Juniors e ka shijuar një eksperiencë tre vjeçare me fanellën e Napolit, aty ku ka shënuar 78 gola në 100 paraqitje mes viteve 2010 dhe 2013.

Agjenti Anellucci tani ka përshkuar ngjashmëritë mes ish-klientit të tij dhe numrit nëntë të Napolit gjatë një interviste për Radio CRC.

Ani pse ai kishte lavdata të mëdha për Osimhen, Anellucci sugjeroi se nigeriani duhet të përsëris suksesin e vitit të kaluar në mënyrë që të krahasohet me yje të tjerë dhe të ulet në të njëjtën tavolinë me Cavanin.

“Unë nuk shoh ndonjë ngjashmëri mes Cavanit dhe Osimhen. Nigeriani është padyshim një futbollist i rëndësishëm, ai luajti një rol kyç në fitimin e Scudettos por viti i cili gjithmonë flet për një futbollist është viti pasues. Ai ka gjithmonë probleme fizike, ju mund ta shihni gjithashtu nga ky kënd. Për mua, Cavani është ende superior në pozitën e numrit nëntë”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori