LAJMI I FUNDIT:

Iseni: Ekonomia, peng i shtetit të së drejtës

Iseni: Ekonomia, peng i shtetit të së drejtës

Ekonomitë e shteteve bashkëkohore të tregjeve liberale ku presupozohet se demokracia është ozoni mbështjellës që mbron të drejtat univerzale të një civilizimi modern, detyrimisht suksesin ekonomik të tyre i’a adresojnë sistemit efikas të legjislacionit si dhe funksionomit të shtetit të së drejtës.

Mbarëvajtja e funksionimit të sistemit ligjor, institucional duke ia bashkangjitur edhe përgjegjsinë kolektive të qytetarëve, është vetëm një dimenzion paralel i asaj që aparati shtetëror paraprakisht duhet t’i servojë dhe t’i përshtat organizimit të brendshëm brenda-kufitar të vendit.

E filloj këtë shkrim me paragrafet paraprake, ngase rëndësia e ekonomisë në këtë periudhë ku kapitalizmi mbizotëron në nivel global, është jetike për ekzistimin e një shoqërie moderne të këtij shekulli. Stabiliteti socio-politik i cili shpesh lëkundet në vendin tonë, si problem, ka zanafillë komplekse me gjenetikë socio-ekonomike. Shumë dukuri serike, qoftë krizë politike, sociale e për hirë të vërtetës edhe krizë ndëretnike në vendin tonë, përskaj arsyeve të ndryshme të cilat janë të shumta, kanë pikënisjën nga pabarazia e aspektit ekonomik por edhe e trajtimit (jo) të drejtë të sistemit juridik, i cili duhet të luaj rolin e rregullatorit që siguron paanshmërinë dhe qasjen parimore e të drejtë për të gjithë.

Nëse i referohemi Raportit Global të konkurueshmërisë, raport nga Forumi ekonomik Botëror me të cilën OEMVP është edhe partner institucional në përpilimin e raportit, vërejmë që Maqedonia e Veriut çalon në shumë sfera, e sidomos në shtyllën e institucioneve, ku në përgjithsi nga 141 shtete ajo radhitet e 84.
Institucionet dhe niveli i efikasitetit të tyre, përveq që është e rëndësishme për zhvillimin socio-politik vendor, ajo determinon edhe kahjen si dhe shpejtësinë e zhvillimit ekonomik, sidomos në shtetet të cilat ende vazhdojnë të reformohen në përshtatje për tregjet europiane.

Sipas të njejtit raport të konkurueshmërisë, një tjetër anomali që mban peng vendin tonë është edhe efikasiteti e kornizës ligjore në zgjedhjen e çështjeve, ku nga 141, radhitemi në vendin e 129 duke u bërë më e dobëta në Europë por edhe më gjërë.
Për sa i përket sigurisë në përgjithsi, ky raport e radhit vendin tonë të 97-tën në këtë segment i cili paraqet faktor i rëndësishëm për zhvillim ekonomik me të cilën janë të ndërlidhura ngusht investimet qofshin ato vendore apo të huaja.

Institucionet dhe i tërë aparati shtetëror duhet të fokusohet më tepër në përforcimin e vënies në funksion të shtetit të së drejtës, sepse parimisht ato vende ku këtu reflektojnë dhe kanë arritur një nivel të kënaqshëm të funksionalizimit të institucioneve, ata kanë edhe një mirëqenie shumë më të mirë sociale ekonomike e madje edhe politike në krahasim me vendet tjera.

Në parim, krizat dhe anomalitë e njëpasnjëshme si dhe ato që kanë vazhdueshmëri për një periudhë më të gjatë, thjeshtë alarmojnë për nevojën e ndërhyrjes së shtetit, e në rastin tonë specifik, edhe përskaj “involvimit” të shtetit, kemi ngecje duke lënë pikëpyetje të madhe mbi atë se pse nuk funksionon sistemi në përmirësim të gjendjes. Nëse parashtrojmë pyetjen në këndvështrim të politikave ekonomike, tendencat e ndërhyrjes shtetërore nuk mungojnë, mirëpo duhet hulumtuar se si të maksimizohet efekti i saj.

Duhet pasur parasysh se roli parësor i institucioneve është shërbimi i qytetarëve dhe ndërmarrjeve, sigurimi i të drejtave në suaza të veprimtarisë institucionale dhe alokimi i resurseve në mënyrë të drejtë proporcionale tek qytetarët.

Zhvillimit ekonomik, shteti i së drejtës i paraqet rëndësi thelbësore dhe asnji faktor tjetër nuk ndikon mbi zhvillimin e shtetit si ky segment të cilin në fakt e kemi anashkaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori