Ulet numri i të papunëve në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoni

Numri i të papunëve në tremujorin e parë të vitit 2026 u ul me një përqind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, dhe u ul me 2.3 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).
Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, 62.4 përqind ishin burra dhe 37.6 përqind ishin gra.
Të dhënat e ESHS tregojnë se numri i të punësuarve u ul me 0.3 përqind. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57.9 përqind ishin burra dhe 42.1 përqind ishin gra.
Pjesa e punësimit informal në tremujorin e parë të vitit 2026 është në rritje. Janë 94,197 persona të punësuar informalisht, që është 4.3 përqind më shumë se tremujori i mëparshëm. Numri më i madh i të punësuarve informalisht, 43.6 përqind, është në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit dhe 17.5 përqind në sektorin e ndërtimit.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, popullsia aktive numëron 797,884 persona, nga të cilët 707,385 janë të punësuar dhe 90,499 janë të papunë. Shkalla e aktivitetit është 52.5, shkalla e punësimit është 46.5, ndërsa shkalla e papunësisë është 11.3.













































