0Shares

Massimiliano Irrati do të gjykojë sfidën derbi të Italisë mes Juventusit dhe Interit.

Irrati i cili ishte në fushë në fitoren e Interit prej 3-0 ndaj Lazios më herët gjatë sezonit, do të jetë bashkë me gjyqtarët Marco Guida i cili është i ngarkuar me VAR-in.

Gianluca Manganiello do të jetë gjykues i vizitës së Napolit në Frosinone dhe Paolo Mazzoleni drejton sfidën e Romës ndaj Cagliarit në Sardenjë.

Daniele Orsato është drejtues i sfidës tjetër derbi torino-milaneze, mes Milanit e Torinos.

Gianluca Rocchi dhe Michael Fabbri kanë pushim këtë fundjavë për shkak të menaxhimit kontravers të barazimit 2-2 të Interit e Romës ku kishte disa vendime diskutabile.

Gyqtarët në Serie A për javën e 15-të:

Juventus-Inter: Irrati

Napoli-Frosinone: Manganiello

Cagliari-Roma: Mazzoleni

Lazio-Sampdoria: Massa

Sassuolo-Fiorentina: Chiffi

Empoli-Bologna: Valeri

Parma-Chievo: La Penna

Udinese-Atalanta: Calvarese

Genoa-SPAL: Pasqua

Milan-Torino: Orsato

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)