LAJMI I FUNDIT:

Irlandezi vdiq nga sulmi në zemër në ditën kur u sulmua nga gjeli “agresiv”

Irlandezi vdiq nga sulmi në zemër në ditën kur u sulmua nga gjeli “agresiv”

Një burrë irlandez i cili vuante nga një problem në zemër vdiq pasi u sulmua nga një gjel “agresiv” i llojit Brahma që jetonte në pronën e tij.

Jasper Kraus nga Killahornia u sulmua nga gjeli më 28 prill të vitit të kaluar, raportoi The Irish Examiner, duke cituar një hetim të fundit, transmeton Telegrafi.


Qiramarrësi i tij Corey O’Keeffe tha se ai dëgjoi Krausin duke bërtitur gjatë sulmit dhe pa gjak të dilte nga këmba e tij, si dhe një plagë të madhe në pulpën e këmbës së tij.

O’Keeffe tha se ai thirri shërbimet e urgjencës, u kujdes për plagën e Kraus në këmbën e tij dhe i kreu CPR për 25 minuta përpara se të mbërrinte ambulanca.

Ai tha kur Krausit po i hupte dhe po i dilte vetëdija, ai përdori fjalën “gjel”.

Autoritetet thanë se burri u gjet i shtrirë në dyshemenë e kuzhinës në një pellg gjaku dhe kishte një plagë në pjesën e pasme të njërës prej këmbëve.

Eoin Browne i policisë Irlandeze Garda, i lagjes Clonark i tha hetuesit se ai u thirr në skenën e vdekjes së papritur, ku takoi mjekët ndihmës.

Ai u informua prej tyre se kishin kryer CPR, por pa sukses. Brahma është një racë amerikane e pulave. Dr Ramadan Shatwan i tha hetuesit se ndërsa fytyra e të ndjerit ishte e mbuluar me gjak të thatë, nuk kishte prerje në fytyrën e tij dhe shkaku i vdekjes së tij ishte për shkak të aritmisë kardiake vdekjeprurëse.

Trupi i Kraus u dërgua në morgun e Spitalit Roscommon dhe më vonë në spitalin e Kolegjit Universitar.

Vajza e Kraus, Virginia Guinan i tha hetuesit se ajo kishte lënë pazarin në shtëpinë e babait të saj rreth mesditës, në ditën kur vdiq ai. Sipas Guinan, familja “e dinte se zemra e tij ishte e sëmurë”.

Kur ajo hyri brenda, ai ishte në gjumë dhe ajo nuk donte ta zgjonte.

Guinan tha se babai i saj i kishte kaluar simptomat nga kanceri dhe më parë kishte edhe dështim të veshkave. Ai gjithashtu merrte shumë ilaçe në atë kohë.

Ajo u kontaktua nga O’Keeffe, i cili e informoi atë për incidentin.

Kur arriti në shtëpi, ajo pa gjak në të gjithë dyshemenë dhe mjekët ndihmës që kryenin CPR ndaj babait të saj.

Ajo tha se “e kuptoi se duhet të ketë qenë gjeli” që shkaktoi vdekjen e babait të saj.

O’Keeffe tha se pula Brahma që sulmoi Krausin “erdhi sepse ishte agresive më parë”.

Guinan tha gjithashtu se ajo pa një gjel me gjak në kthetrat e saj dhe dyshoi se ishte e njëjta kafshë që sulmoi babanë e saj. Ajo ka treguar se kafsha kishte sulmuar më parë edhe vajzën e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori