Parlamenti iranian votoi të mërkurën “Jerusalemin si kryeqyteti i Palestinës”, në një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së presidentit Donald Trump.
Ligjvënësit iranianë votuan në favor të projektligjit, i cili njeh qytetin e Jerusalemit si kryeqytetin e Shtetit të Palestinës, entitet i njohur nga Kombet e Bashkuara si një shtet anëtar.
Nga 290 ligjvënës, 207 votuan pro.
Kreu i Parlamentit iranian e cilësoi si mjaft të rëndësishëm momentin e votimit dhe nënvizoi se ishte kjo përgjigja e duhur e Iranit ndaj vendimit të Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Ali Larijani tha se vendimi më i fundit i SHBA-së erdhi me shpresën për të goditur myslimanët, përcjell bw.
Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm, pasi për myslimanët dhe është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.
Jerusalemi është një vend i kontestuar nga të dyja palët, myslimanët dhe hebrenjtë, të cilët i referohen qytetit si mali i Tempullit, si një nga vendet më të shenjta në judaizëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Izraeli ia ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë AP – sekuestroi pajisjet e agjencisë në Gaza
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251