Në ditën Ndërkombëtare të Kancerit dhuron donacione për Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë dhe për Klinikën e Onkologjisë në QKUK si dhe për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komunën e Hanit të Elezit.
IPKO vazhdon të jetë e përkushtuar dhe të përkrahë sektorin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kancerit, si një kompani me përgjegjësi të lartë sociale, me përkushtim të qartë ndaj sektorit të shëndetësisë për shumë vite, IPKO ka bërë një varg donacionesh për Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë dhe Klinikën e Onkologjisë në QKUK!
Në këtë rast, IPKO i ka dhuruar Klinikës së Onkologjisë në Në këtë rast, IPKO i ka dhuruar Klinikës së Onkologjisë në QKUK 400 pako esenciale për pacientët që po trajtohen me kimioterapi, të cilat përfshijnë gjëra elementare që nevojiten gjatë trajtimit si: batanije, jastëk për qafë, dëgjojëse, peshqirë, një çantë të vogël të ndihmës së parë dhe shumë gjëra të tjera esenciale. IPKO gjithashtu ka dhuruar 5 shtretër kimioterapie, 100 proteza të gjirit dhe 100 sytjena të nevojshme pas trajtimit të kancerit të gjirit, 38 paruke dhe si dhe shërbime të internetit dhe televizionit digjital për 3 vite. Repartit të Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë IPKO i ka dhuruar 150 komplete set çarçafësh, 100 çarçaf, 70 jorgan, 100 jastëk, një makinë larëse dhe një makinë tharëse, të identifikuara si nevoja esenciale për këtë klinikë.
Në Han të Elezit, IPKO ka dhuruar për Qendrën e Mjekësisë Familjare një sistem të sofistikuar të ultrazërit Versana Essential 2022 nga General Electric Healthcare, i cili zbulon kancerin në fazat e hershme.
Vlera totale e këtyre donacioneve arrin në 50 mijë euro.
Kryeshefi Ekzekutiv i IPKO Telecommunications LLC, z. Tomaz Seljak, theksoi: “IPKO vazhdon të iniciojë dhe të mbështesë kauza të ndryshme që kanë të bëjnë me sektorin e shëndetësisë, me fokus të veçantë në rritjen e vetëdijesimit për kancerin. Përgjegjësia jonë korporative sociale është një nga asetet tona më të forta dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj qëllimeve dhe vlerave tona. Ne besojmë fuqimisht në qasjen më të mirë në kujdes shëndetësor dhe do të vazhdojmë ta bëjmë pjesën tonë në përmirësimin dhe ofrimin e mundësive më të mira për të gjithë. Angazhimi ynë ndaj sektorit të shëndetësisë dhe mirëqenies së shoqërisë mbetet prioritet”.
IPKO tashmë njihet për inicimin dhe përfshirjen në projekte dhe aktivitete me përgjegjësi sociale në sektorë të ndryshëm, me theks të vecantë në sektorin e shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe sportit. Vitet e fundit IPKO ka iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme që kanë të bëjnë me sektorin e shëndetësisë, ku mbështetja e përgjithshme arrin në rreth 250 mijë euro.
Gjatë periudhës 2018-2019, IPKO ka blerë dhe ka dorëzuar pajisje mjekësore në 20 njësi pediatrike, në vlerë prej 150,000 euro për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në komuna të ndryshme të Kosovës.
Në vitin 2020, IPKO ka dhuruar një sistem të sofistikuar të ultrazërit, Philips ClearVue 650, për Klinikën e Onkologjisë, i cili zbulon kancerin në fazat e tij të hershme.
“Vendimi ynë për këtë donacion është marrë pas një diskutimi gjithëpërfshirës me drejtorët e Klinkave pranë QKUK ku ata i kanë identifikuar nevojat e tyre më urgjente. Qëllimi ynë është gjithashtu që këtë përvojë ta bëjmë pak më të lehtë për pacientët që tashmë po kalojnë një periudhë shumë të vështirë.
Gjatë vitit 2023, fokusi ynë do të jetë në fushatat e vetëdijesimit për kancerin! Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme që njerëzit të vetëdijesohen për mënyrat e shumta të parandalimit, mbrojtjes dhe rëndësisë së kontrolleve të vazhdueshme që mund të çojnë në zbulimin e hershëm të kancerit dhe shpëtimin e jetës”, tha Afrika Zyferi, Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në IPKO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit