LAJMI I FUNDIT:

iPhone 14 Pro, iPhone 14, Apple Watch S8 në Gjirafa Showroom!

iPhone 14 Pro, iPhone 14, Apple Watch S8 në Gjirafa Showroom!

Të enjtën në ora 23:59, Gjirafa50 prezanton produktet e reja të Apple ne Gjirafa Showroom dhe të gjithë janë të ftuar.

Për herë të parë te një rishitës i autorizuar në Kosovë, po vijnë produktet me të reja të Apple përfshirë iPhone 14 Pro e Apple Watch Series 8.

Gjirafa50.com njofton se të gjithë ata që kanë para-porositur iPhone 14 apo produkte të tjera mund të shkojnë t’i marrin në Gjirafa Showroom ku edhe do të festojnë me shumë dhurata, ushqim, pije e muzikë.

Showroom do të jetë i hapur për të gjithë për të ardhur dhe shikuar produktet më të reja të Apple, ndërsa ata që nuk e kanë porositur mund të vijnë t’i porosisin dhe t’i marrin mënjëherë ato (vlen vetëm për disa nga produktet e reja të Apple).

Për klientët besnikë do të ketë lojëra e shpërblime të ndryshme si: Apple Watch, Airpods, Mbushës, iPhone Case si dhe Surprise Box e bërë më shumë dashuri e befasi brenda.

Ju mirëpresim në Gjirafa Showroom në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, kilometri i 6-të.

iPhone 14 Pro, iPhone 14, Apple Watch S8 në Gjirafa Showroom

Artikull i sponzorizuar