LAJMI I FUNDIT:

Investitorët e Facebook-ut kërkojnë largimin e Zuckerberg

Investitorët e Facebook-ut kërkojnë largimin e Zuckerberg
WASHINGTON, DC - APRIL 10: Facebook co-founder, Chairman and CEO Mark Zuckerberg testifies before a combined Senate Judiciary and Commerce committee hearing in the Hart Senate Office Building on Capitol Hill April 10, 2018 in Washington, DC. Zuckerberg, 33, was called to testify after it was reported that 87 million Facebook users had their personal information harvested by Cambridge Analytica, a British political consulting firm linked to the Trump campaign. (Photo by Alex Brandon-Pool/Getty Images)

Investitorët e fuqishëm brenda rrjetit social Facebook, kërkuan largimin e Mark Zuckerberg nga pozicioni i kryetarit të bordit drejtues.

Propozimi për largimin e Zuckerbergut vjen në një kohë të vështirë për rrjetin social i cili para pak ditësh zbuloi një thyerje masive të sigurisë për 30 milionë përdorues dhe bëhet fjalë për disa fonde publike të cilët kërkojnë reduktimin e ndikimit të tij brenda kompanisë, përcjell Telegrafi.


“Një bord drejtues i pavarur është jetik për të ardhmen e Facebook dhe daljen nga kjo gjendje nëse duam të rikthejmë besimin e amerikanëve dhe investitorëve të tjerë”, shprehej një investitor.

Facebook thotë se janë vjedhur të dhënat e 30 milionë përdoruesve – ju mund të kontrolloni nëse jeni njëri prej tyre (Foto)
Lexo po ashtu Facebook thotë se janë vjedhur të dhënat e 30 milionë përdoruesve – ju mund të kontrolloni nëse jeni njëri prej tyre (Foto)

Aktualisht vlera e Facebook-ut është 460 miliardë dollarë dhe që nga muaji korrik 2018 aksionet e kompanisë kanë rënë me 27 për qind. /Telegrafi/