Përmirësimi i mëtejmë i elementeve të ekosistemit të ndërmarrësisë, e posaçërisht investimi në kapitalin njerëzor, por edhe ruajtja e stabilitetit ekonomik dhe politik janë kyçe ashtu që përpjekjet e vendit për promovim të ndërmarrësisë dhe inovacionit të kenë sukses. Kjo u tha gjatë tryezës mbi Ndërtimin e një Ekosistemi të Qëndrueshëm të Ndërmarrësisë e cila shënoi edhe aktivitetin e parë pas hapjes zyrtare të Javës Globale të Ndërmarrësisë.
Në tryezën e organizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë folën ambasadorja e Suedisë Karin Hernmarck Ahliny, ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt dhe ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad, si dhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj.
Në panelin e moderuar nga drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka u fol për nevojën e eliminimit të dështimeve sistemore që pamundësojnë një ndërmarrësi gjithëpërfshirëse në shoqërinë kosovare, identifikimin e potencialeve në të cilat do të mund të bazohej zhvillimi ekonomik i vendit. Zeka falënderoi ambasadorët e huaj për përkrahjen e Kosovës në përgjithësi, por edhe të Qendrës së Inovacionit, përmes të cilës janë përkrahur shumë startupe të suksesshme. Derisa, Drejtori Ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo (ICK) Uranik Begu ndau vlerësimet “Kampionët e Inovacionit” për ambasadorët panelistë si dhe për Ministrin e Inovacionit.
Për sa i përket kapitalit njerëzor, si njëri ndër hallkat më të rëndësishme në zinxhirin e ekosistemit të ndërmarrësisë, u tha se duhet një investim më i madh në trajnimin e të rinjve, derisa u përmend edhe sistemi gjerman dual i edukimit, i cili do të mund të replikohej me sukses edhe në Kosovë. Po ashtu, u fol edhe për rëndësinë e ofrimit të hapësirës së nevojshme infrastrukturore për të rinjtë e jashtëzakonshëm të Kosovës, derisa Parku Kosovaro-Gjerman i Inovacionit dhe Trajnimit, i cili do të zë vend në ish bazën ushtarake të kontingjentit gjerman të KFOR-it do të ofrojë këtë hapësirë të nevojshme.
Sa i përket ideve të mundshme që do të mund të karakterizonin ndërmarrësinë kosovare, panelistët folën për rëndësinë e identifikimit të shërbimeve të kërkuara nga kompanitë jashtë vendit, e të cilat do të mund të ofroheshin nga ndërmarrësit e rinj kosovarë, por edhe për nevojën e shndërrimit të Kosovës në një prodhues të teknologjisë në vend të konsumuesit të saj.
Ambasadorët e Suedisë, Gjermanisë dhe Norvegjisë u shprehën optimistë për të ardhmen e Kosovës në fushën e ndërmarrësisë, derisa zotuan përkrahjen e tyre të vazhdueshme në këtë drejtim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë