LAJMI I FUNDIT:

Investim milionësh në Ulqin – kompania kosovare do të ndërtojë një nga hotelet më luksoze në bregdetin malazez

Ulqini, i cili është një nga top destinacionet turistike në Ballkan, së shpejti do t’i shtohet edhe një hotel super-luksoz.

Ish-hotel Jadran do të marrë pamje krejtësisht të re përmes një investimi mbi 40 milionësh nga kompania e njohur nga Kosova “Royal Company”, me pronar Arbër Kryeziu.

Për realizimin e këtij mega-projekti, të premten në Podgoricë u nënshkrua Aneksi i IV i kontratës, i cili do t’i mundësojë investitorit të fillojë punimet përgatitore.

Hoteli do të jetë një nga më luksozët në bregdetin malazez, i një brendi të njohur globalisht.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit tha se shteti që ai drejton është i hapur për investime.

“Jemi shumë të gëzuar që edhe rajoni e ka një vullnet të cilin e ka Qeveria e Malit të Zi duke integruar investime të ndryshme. Shpresoj që ndërtimi i këtij hoteli do të jetë një vlerë shumë e madhe për qytetin”, u shpreh ai.

Kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe pronari i “Royal Company”, Arbër Kryeziu

E pronari i “Royal Company”, Arbër Kryeziu premtoi se hoteli do të jetë një nga brendet më ekskluzive në botë.

Deklarimi për media i drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Resurseve Detare, Mladen Mikijelj, pas nënshkrimit të Aneksit IV të kontratës

“Nënshkruam Aneksin 4 të kontratës për t’i hapur rrugë investimeve në turizëm në Detin Adriatik në Ulqin, në vendin e ish-hotelit Jadran. Investimi do të jetë së paku 40 milionë euro dhe do të jetë një nga brendet më ekskluzive në botë. Ndaj, falënderoj kryeministrin dhe gjithë Qeverinë e Malit të Zi”, deklaroi Kryeziu.

Ditë historike për Ulqinin atë të nënshkrimit të Aneksit 4 të kontratës e cilësoi kryetari i kësaj komune, Omer Bajraktari.

“Kjo është ditë historike për Ulqinin. Me ketë investim kemi një kthesë historike në zhvillimin e komunës tonë”, tha Bajraktari.

Projekti pritet të finalizohet brenda tri ose katër vjetëve. /Telegrafi/

Biznesmeni Kryeziu dhe drejtori Mikijelj nënshkruajnë Aneksin IV të kontratës
Pamje nga Ulqini
Pamje nga Ulqini

Në trend Ekonomi

Më shumë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Kalo në kategori