LAJMI I FUNDIT:

Inva Mula rrëfen të përditshmen, mes përrallave dhe muzikës elektronike

Inva Mula rrëfen të përditshmen, mes përrallave dhe muzikës elektronike

E kemi parë shpesh të ngjitet në skenat operistike dhe të interpretojë mes duartrokitjesh të shumta… Por në të përditshmen e saj, Inva Mula shfaqet krejt ndryshe. Së pari, i duhet të marrë gjithnjë familjen me vete, ngado që shkon.

“Kam një familje lëvizëse pasi nuk mund të jetoj dot pa të. Madje vajzën, aktualisht, e kam çuar në kopsht këtu, në Tiranë”,- ka thënë sopranoja e njohur në një intervistë për Wake Up në Top Channel.


Inva Mula ndodhet këto ditë në Tiranë, për shkak të angazhimit të saj si Drejtore Artistike e Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marije Kraja”. E pyetur për dy fëmijët, vajzën Nina dhe djalin Antoni, Inva Mula ka ndarë disa momente emocionuese, që pak ia njohim nga ekrani.

iva

“Nina është shumë e vogël dhe ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes gjithnjë. Ajo ta merr vëmendjen dhe duket sikur thotë: Unë jam këtu! Ndaj, mbrëmjet e mia janë nga më të bukurat duke treguar përralla dhe duke i lexuar histori asaj. Pas orës 19.00 gjendem në shtëpi (përjashto rastet kur kam shfaqje), me vazjën dhe ky është momenti më i bukur i ditës sime”.

Marrëdhëniet me Antonin, tani që ai është rritur dhe po zbulon pasionet janë disi më ndryshe. Inva thotë se përmes tij ajo po zbulon disa pasione të tjera tek vetja. Antoni ka trashëguar nga prindërit dashurinë për muzikën, por jo zhanrin. I rritur me ariet e të ëmës, Antoni ka zgjedhur të merret me muzikën elektronike, çka ka bërë që edhe Inva të kthejë vëmendjen nga kjo rrymë krej e panjohur më parë për të.

“Njeriu nuk paska limit! Muzikën e Antonit unë e dëgjoj në çdo moment sepse ai ma dërgon për të marrë një gjykim timin, që sigurisht nuk mund të jetë profesional, por mënyra se si ai ma shpjegon dhe mënyra se si ndërtohet teknikisht kjo lloj muzike është shumë interesante ndaj më pëlqen. Po mësoj ta shijoj, po mësoj ta kuptoj dhe më pëlqen. Dëshira ime për të ardhmen është që të jem spektatore e djalit tim, përkrah gjithë atij publiku të rinjsh dhe të zbuloj një univers të ri të muzikës së sotme”,ka thënë Mula.

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori