Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Milaim Rama ka dhënë një intervistë për portalin Telegrafi, duke folur rreth shumë çështjeve. Ish-sulmuesi i njohur ka treguar ndjesitë tij para përballjes së Dardanëve me Helvetikët në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, lojtarët që i pëlqejnë nga të dy ekipet, për kë do të bëjë tifo, plotësimin e ëndrrës nga vajza e tij, si dhe prognozën e ndeshjes.
Milaim Rama tani është 47-vjeçar dhe i pensionuar tash e sa vite nga futbolli aktiv. Por, ish-sulmuesi i njohur i Thunit dhe i skuadrave si Augsburg dhe Schaffhausen për nga një sezon, ishte shqiptari i parë nga Kosova që përfaqësoi Zvicrën.
Djaloshin e lindur në Zhiti të Vitisë dhe emigruar si 17-vjeçar në Zvicër e lidh ende dashuria për vendlindje, por edhe për vendin që i dha të gjitha në jetë dhe karrierë.
Ish-sulmuesi nuk arriti ta plotësoj ëndrrën të luajë për Kosovën, por luajti në “Euro 2004” me Zvicrën, ndërsa ëndrrën ia plotësoj vajza e tij, Alketa, e cila luan me ekipin e femrave të Dardanëve.
Në një intervistë ndryshe për Telegrafin, Rama ka treguar të gjitha ndjesitë e tij për këtë përballje, por edhe lojtarët që i pëlqejnë nga të dy ekipet, për kë do të bëjë tifo, çfarë do jepte të luante në “Fadil Vokrri” si dhe prognozën e ndeshjes.
Telegrafi: Si po ndjeheni para ndeshjes Kosovë-Zvicër?
Rama: Me emocione të veçanta dhe shume i relaksuar. Kjo është edhe shkaku që unë nuk jam më pjesë aktive dhe do ta shijojë nga tribuna me kënaqësi lojën ndërmjet Kombëtares se Kosovës dhe Kombëtares Zvicerane, që isha edhe unë pjesë e saj.
Telegrafi: Cilët janë lojtarët që të pëlqejnë nga dy ekipet?
Rama: Nga ana Zvicrës sigurisht që me pëlqejnë lojtarët Xhaka ,Shaiqiri, Akanji dhe Amdouani, ndërsa nga Kombëtarja e Kosovës Rrahmani, Muriqi Paqarada e Rashica.
Telegrafi: Çfarë do të jepeshit për të qenë në fushën e Fadil Vokrrit nesër?
Rama: Do kisha dhanë gjithçka nga vetja ta përjetoja ketë ngjarje, por ia që nuk është e mundur pasi koha ime ka kaluar dhe jam shumë krenar me karrierën time që kam treguar si një profesionist i vërtetë.
Telegrafi: Për kë do të bëni tifo?
Rama: Kësaj radhe do e ndaja 50 me 50. Kam lindur dhe rritur në Kosovë, vijë nga një fshat i vogël si Zhitia e Vitisë që nuk mund ta harroj këtë toke Dardane dhe nuk mundesh të mos të besh tifo për Kombëtaren e Kosovës. Në anën tjetër kam veshur petkun e Kombëtares Zvicerane me krenari dhe kam dhënë më të mirën e mundshme nga vetja dhe nuk mundem mos të bëjë tifo edhe për Kombëtaren Zvicerane, pasi ishte kjo Kombëtare që hapi dyert për mua së pari e mandej edhe për shumë shqiptarë tjerë dhe jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e saj.
Telegrafi: Vajza juaj luan për Kosovën, a është plotësim i ëndrrës që ju vet nuk mundet ta realizoni?
Rama: Po është plotësuar ëndrra ime. Ketë ma beri realitet vajza ime Alketa Rama dhe jam krenar që Alketa po i mbron ngjyrat e Kombëtares se Kosovës. Uroj që Alketa të ketë suksese në Kombëtare. Atë që nuk kisha mundësi ta bëja unë, e bëri vajza ime.
Telegrafi: A mendoni që Kosova ka ende gjasa ta kalojë grupin?
Rama: Në teori ka gjasa ende Kosova ta kalojë Grupin, por do të varet nga loja e radhës kundër Zvicrës dhe mendoj që ky është rasti i fundit i këtyre kualifikueseve, pasi me një humbje do shuhen gjasat përfundimisht dhe me një fitore do hapen përsëri gjasat për vendin e dytë.
Telegrafi: Sipas jush cilët janë dy lojtarët më të mirë ndonjëherë, ai shqiptar dhe ai zviceran?
Rama: Ai Shqiptar mendoj që është Legjenda Fadil Vokrri dhe ai zviceran Stephane Chapuisat.
Telegrafi: Një prognozë për fund: sa mbyllet ndeshja?
Rama: Nuk kam prognozë
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës pritet të zhvillohet nesër (e shtunë), me fillim nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për Grupin I.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitoi çmimin 'Golden Boy', Bellingham befason të gjithë duke zbuluar idhullin e tij

E kishin ndarë dhomën së bashku sa ishin në të njëjtin klub, Mirlind Daku e befason me një dhuratë Lumbardhin në Big Brother VIP Kosova

Juventusi synon transferimin e dy yjeve të Manchester United me një ofertë qesharake

UEFA identifikon ndeshjen me rrezikshmëri të lartë për Euro 2024 - tifozët e këtij vendi janë "kafshë"

"Të gjithë shqiptarët duan të jenë në Gjermani" - Duka flet për mediat italiane rreth Euro 2024 dhe investimeve të mëdha në Shqipëri

Barcelona mund ta shes Alejandro Balden, por vetëm me një kusht

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin