LAJMI I FUNDIT:

Interpretim fantastik dhe emocion, por Kanita nuk kualifikohet në finalen e Festivalit të Këngës në RTSh

Interpretim fantastik dhe emocion, por Kanita nuk kualifikohet në finalen e Festivalit të Këngës në RTSh

Kanita Suma ishte sivjet njëra ndër konkurrentet më të reja në Festivalin e Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.

Reklama

Ky spektakël, i cili solli dy netë të mrekullueshme gjysmëfinale në datat 19 dhe 20 dhjetor, ka publikuar së fundmi edhe listën me 12 emrat finalistë që do të këndojnë në natën finale, më 22 dhjetor.

Mes shumë emrave që do të jenë pjesë e finales, shihet qartë se kësaj mbrëmje do t’i mungojë njëra ndër këngët me tematikën më të veçantë sivjet në Festivali i 58-të i Këngës në RTSh pati.

Publikohet lista e këngëtarëve finalistë të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSh
Lexo po ashtu Publikohet lista e këngëtarëve finalistë të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSh

Duket se juria e festivalit nuk e ka parë si të arsyeshme praninë në finale të këngës “Ankth” të kënduar nga Kanita, e cila nga publiku ishte cilësuar si njëra ndër pretendentet kryesore për çmimin e parë.

Megjithëse trajton një temë shumë bashkëkohore, aktuale dhe ku mund ta gjejë vetën secili individ, kënga “Ankth” një prodhim i kompozitorit Boban Apostolov, nuk mori pikët e duhura për në finalen e 22 dhjetorit.

Kanita përndryshe këndoi në mesin e 10 konkurrentëve në natën e parë të festivalit, ku mahniti publikun me interpretimin e saj korrekt dhe emocionin që i dha këngës.

Ditë më parë në një intervistë për Telegrafin, ajo kishte treguar se kishte zgjedhur këtë tematikë të veçantë, me shpresën për të ndikuar për mirë tek dëgjuesit.

“Si faktor i shekullit XXI ku rreth e rrotull meje njerëz të shumtë si gjenerata të larmishme të prekura nga ankthi më shtynë të mendoj për këtë të themi “sëmundje”. Besoj që dëgjuesit ta marrin mesazhin kur ta dëgjoj e këngën pasi që të gjithë vuajmë në një mënyrë apo tjetër, por e mira është që gjithçka ka shërim”, ka thënë Kanita për Telegrafin.

Muzika - "Ankthi" i Kanitës
Lexo po ashtu Muzika - "Ankthi" i Kanitës

Me gjithë emocionin e madh, dashurinë që i dha publikun por edhe për hijeshinë që solli në skenë, “Ankthi” i Kanitës duket se do të jetë mungesa më e madhe në natën finale të Festivalit të 58-të të Këngës në Radio Televisionon Shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Magazina
Blero publikon foto nga darka romantike me të dashurën e re

Blero publikon foto nga darka romantike me të dashurën e re

Magazina
Albërije Hadërgjonaj reagon ndaj deklaratave fyese të Albano Bogdos ndaj Albanit dhe Beatrixës

Albërije Hadërgjonaj reagon ndaj deklaratave fyese të Albano Bogdos ndaj Albanit dhe Beatrixës

Magazina
Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Magazina
Dyshimet për

Dyshimet për "ndarje" nga bashkëshorti, flet Blerina Kllokoqi Rugova: Po të ndodhte diçka mes nesh, e gjithë Kosova do e merrte vesh

Magazina
Xhuli Nura zbulon të dashurin e saj të ri?

Xhuli Nura zbulon të dashurin e saj të ri?

Magazina
Kalo në kategori