LAJMI I FUNDIT:

Interi takohet me Veronën – bisedohet për dyshen shqiptare, Rrahmani e Kumbulla

Interi takohet me Veronën – bisedohet për dyshen shqiptare, Rrahmani e Kumbulla

Dyshja mbrojtëse shqiptare e Hellas Verona, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla kanë përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Interit.

Interi po shikon të ardhmen pavarësisht eliminimit të fundit nga Liga e Kampionëve, i cili vjen me humbjen e të ardhurave të mundshme shtesë.


Por, me Serie A, Ligën e Evropës dhe Kupën e Italisë akoma në lojë, Nerazzurrët duan të përgatiten dhe të shtojnë opsionet në ekip.

Presidenti i Veronas, Setti: Rrahmanit edhe pse i është rritur vlera, nuk largohet në janar
Lexo po ashtu Presidenti i Veronas, Setti: Rrahmanit edhe pse i është rritur vlera, nuk largohet në janar

Këtë mëngjes drejtuesit e Interit u takuan me presidentin e Hellas Verona, Maurizio Setti, ku të dy klubet kanë një marrëdhënie të fortë siç dëshmohet nga marrëveshja  për talentin Eddie Salcedo.

Nerazzurrët janë veçanërisht të interesuar për mesfushorin Sofyan Amrabat të cilin Verona do ta blejë nga Brugge verën e ardhshme për 3.5 milionë euro për të shitur më pas për një shifër mbi 15 milionë euro.

Napoli është gjithashtu i interesuar për Amrabat, i cili nuk mund të shitet në janar pasi ai tashmë u paraqit për dy skuadra këtë sezon.

Dyshja shqiptare, Kumbulla-Rrahmani

Interi po monitoron gjithashtu dy nga mbrojtësit shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla dhe veçanërisht Amir Rrahmani, i cili do të ishte një objektiv për verën e ardhshme.

Interi dhe Verona zhvilluan sot bisedime paraprake me një sy për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori