LAJMI I FUNDIT:

Interi shkatërron Genoan, merr fitoren e shtatë radhazi në Serie A

Interi shkatërron Genoan, merr fitoren e shtatë radhazi në Serie A
Inter (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Gulvier)

Interi ka fituar me lehtësi ndaj Genoas me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit italian, e cila u zhvillua në Giuseppe Meazza.

Skuadra e Luciano Spallettit ka kryer detyrën edhe në ndeshje ndaj Genoas duke fituar pa vështirësi, edhe pse kishte pushuar disa nga yjet kryesore.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të Nerazzurrëve, të cilët krahas sulmeve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.

Momenti i golit të parë nga Gagliardini (Foto: Getty Images/Guliver)

Goli parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 14-të minutave lojë, ku Roberto Gagliardini shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Joao Marios.

Pas vetëm dy minutave erdhi edhe goli i dytë dhe ishte Matteo Politano që shënoi një gol të bukur për 2-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Politano shënoi një gol të bukur (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri ishin vendasit që treguan lojë më të mirë, krijuan raste dhe shënuan edhe dy gola tjerë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 49-të me anë të Gagliardinit, i cili shënoi përsëri nga afërsia për 3-0.

Festa e Gagliardinit pas golit të dytë (Foto: Getty Images/Guliver)

Kur pritej që ndeshja të shkonte drejt fundit në skenë doli edhe Joao Mario që shënoi një gol të bukur për 4-0 dhe Radja Nainggolan që shënoi për 5-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 25 pikë, ndërsa Genoa e 11-ta me 14 pikë.

Në ndeshjen e radhës, zikaltrit udhëtojnë te Atalanta, teksa Genoa e pret në shtëpi Napolin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori