LAJMI I FUNDIT:

Interi projekton shkëmbimin Eriksen-Paredes

Interi projekton shkëmbimin Eriksen-Paredes

Christian Eriksen mund të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit dhe Nerazzurrët mund ta ndërrojë atë me mesfushorin e PSG-së, Leandro Paredes.

Eriksen bëri bujë të madhe me transferimin e tij te Interi dhe pritjet e tij ishin të mëdha. Por, lojtari po luan pak dhe nuk është aspak i kënaqur.


“Kjo nuk është ajo që kam ëndërruar. Tani për tani, unë jam përqendruar vetëm në futbollin tim, atëherë do të shohim kur të hapet afati i transferimit nëse diçka do të ndodhë apo jo”, ka thënë Eriksen kohëve të fundit.

Eriksen: Ky nuk është Interi që ëndërroja
Lexo po ashtu Eriksen: Ky nuk është Interi që ëndërroja

Kështu, e ardhmja e yllit danez duket gjithmonë e më larg Interit dhe një largim i tij në janar duket të jetë shumë i mundshëm.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi mund të përpiqet të shkëmbejë atë me Paredesin, i cili është një shënjestër prej kohësh e Nerazzurëve.

Ish-ylli i Empolit dhe Romës ishte afër bashkimit me Interin në të kaluarën kur klubi po negocionte transferimet e Mauro Icardit dhe Milan Skriniarit në PSG.

Gazeta italiane raporton se Interi ka marrë vetëm oferta huazimi për Eriksen deri më tani, por Presidenti Steven Zhang nuk është i gatshëm ta largojë lojtarin me një marrëveshje të përkohshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori