LAJMI I FUNDIT:

Interi projekton dy transferimet e ardhshme, njëri në janar dhe tjetri në verë

Interi projekton dy transferimet e ardhshme, njëri në janar dhe tjetri në verë

Interi i ka vënë sytë te mbrojtësit të majtë i Valencias, Jesus Vazquez dhe mund të nënshkruajë me Marcus Thuram si lojtar i lirë gjatë verës.

Nerazzurrët duan të forcojnë ekipin e tyre në afatin kalimtar të dimrit dhe sipas La Gazzetta Dello Sport, mbrojtësi 19-vjeçar i Valencias, Jesus Vazquez është ndër objektivat e tyre për janarin.

Reprezentuesi i Spanjës U19 ka luajtur katër ndeshje nën drejtimin e Gennaro Gattusos këtë sezon, kështu që gjigantët e Serie A shpresojnë që ai të lejohet të largohet në huazim me një opsion blerjeje.

Sipas raportit, kontaktet paraprake mes dy klubeve tashmë kanë filluar.

Objektivi kryesor i Interit për krahun e majtë është Alfonso Pedraza i Villarrealit, por Nëndetësja e Verdha kërkon të paktën 20 milionë euro dhe nuk është e hapur për të huazuar reprezentuesin spanjoll.

Nerazzurrët janë gjithashtu admirues prej kohësh të Marcus Thuram të Borussia Monchengladbach.

25-vjeçari, djali i ish-yllit të Serie A, Lilian, ka shënuar 13 gola në 17 paraqitje këtë sezon dhe kontrata e tij skadon në verë.

Beppe Marotta mund të bëjë lëvizjen e tij në janar, duke u përpjekur të bindë sulmuesin francez që të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate përpara një transferimi të lirë në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori