LAJMI I FUNDIT:

Interi nuk do e blejë Tellesin

Interi nuk do e blejë Tellesin

Duket se Interi nuk është bindur nga paraqitet e Alex Telles.

Braziliani është transferuar te Nerazzurrët në formë të huazimit nga Galatasaray, por nuk ka arritur të tregon kualitet e tij në Serie A.


Sipas portalit Amkspor, Interi nuk do t’i paguaj 8.5 milionë euro, por do ta rikthej atë te klubi turk.

Telles është paraqitur deri më tani në 19 ndeshje për Interin dhe nuk ka shënuar asnjëherë. /Telegrafi/