Inter ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje të re sponsorizimi me Socios, duke zëvendësuar Pirelli pas 26 vitesh.

Kampionët e Serie A njoftuan marrëveshjen e tyre me platformën e bazuar në ‘blockchain’ me një deklaratë zyrtare në faqen e tyre të internetit.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja vlen 20 milionë euro në vit.

Klubi do të largojë nga fanellat kompaninë Pirelli pas 26 vitesh.

Interi ka pasur probleme me financat tash e një kohë dhe infuzioni prej 20 milionë euro në vit do të jetë i mirëseardhur. /Telegrafi/