LAJMI I FUNDIT:

Interi e ka gati ofertën për Sandro Tonalin, ‘Andrea Pirlon e ri’

Interi e ka gati ofertën për Sandro Tonalin, ‘Andrea Pirlon e ri’
Sandro Tonali (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Interi është gati të paguajë çmimin e kërkuar nga Brescia për mesfushorin e ri, Sandro Tonali, i cili është etiketuar si ‘Andrea Pirlo i ri’.

18-vjeçari ka tërhequr interesim nga shumë klube evropiane falë paraqitjeve me klubin nga Serie B dhe moshat e reja të Italisë.

Sandro Tonali (Foto: Dino Panato/Getty Images/Guliver)

Lëvizjet, pozicionimet taktike dhe madje edhe ecja, futbolldashësve ua kujton legjendën Andrea Pirlo, i cili po ashtu ka dalë nga Akademia e Brescias.

Ngjashmëria e Sandro Tonalit dhe Andrea Pirlon – Italiani i ri që mori vëmendjen e medieve dhe klubeve të mëdha pas paraqitjes fantastike në Kampionatin Evropian për U-19
Lexo po ashtu Ngjashmëria e Sandro Tonalit dhe Andrea Pirlon – Italiani i ri që mori vëmendjen e medieve dhe klubeve të mëdha pas paraqitjes fantastike në Kampionatin Evropian për U-19

Derisa Roma, Milani dhe Chelsea kanë shprehur interesim për Tonalin, Sport Mediaset bën të ditur se Interi tashmë e ka gati ofertën.

Sandro Tonali (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Sipas njoftimit, Nerazzurrët janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për mesfushorin.

Kjo ofertë është e përafërt me çmimin që e kërkon klubi që e pronëson Tonalin dhe në rast të ofertës nga zikaltrit, Brescia mund ta pranojë.

Mirëpo, natyrisht se klubi nga Serie B, por edhe lojtari, do t’i shqyrtojnë ofertat nga klubet tjera, ashtu që Interi do të ketë konkurrencë për sigurimin e nënshkrimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori