LAJMI I FUNDIT:

Interi arrin marrëveshje në parim me Skriniarin për rinovimin e kontratës

Interi arrin marrëveshje në parim me Skriniarin për rinovimin e kontratës
Milan Skriniar (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Interi thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim për të zgjatur kontratën e Milan Skriniar deri në verën e vitit 2023.

Mbrojtësi sllovak është njëri nga lojtarët më të mirë të Interit aktualisht dhe ndër më meritorët për rikthimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e fundit.


Paraqitjet e tij të mira dhe prej një lideri kanë bërë që drejtuesit e klubit t’ia ofrojnë rinovimin lojtarit.

Spalletti thotë se Skriniari nuk ka çmim dhe asnjë klub nuk mund ta përballojë transferimin e  tij
Lexo po ashtu Spalletti thotë se Skriniari nuk ka çmim dhe asnjë klub nuk mund ta përballojë transferimin e  tij

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur edhe një takim mes drejtuesve të Interit dhe agjentit të Skriniar.

Milan Skirniar (Getty Images)

Sipas gazetës Tuttosport, takimi i Interit me agjentin e Skriniar, Karol Csonto, të enjten ka përfunduar pozitivisht.

Palët thuhet se kanë arritur marrëveshje në parim për rinovimin e kontratës deri në vitin 2023 me kushte të përmirësuara.

Skriniar afër rinovimit me Interin, rritje page për formën e treguar
Lexo po ashtu Skriniar afër rinovimit me Interin, rritje page për formën e treguar

Një tjetër takim është planifikuar për muajin e ardhshëm, ku gazeta pret që mbrojtësi i Sllovakisë të vendosë lapsin në letër për një vit shtesë në kontratë.

23-vjeçari momentalisht paguhet rreth 1.5 milionë euro plus bonuse në sezon, ndërsa me kontratën e re do të fitojë ‘rreth tre milionë euro’ me stimulime të ngjashme në bazë të paraqitjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori