Interesante: Kështu shkruhet e qeshura, në vende të ndryshme të botës

Në gjuhë dhe kultura të ndryshme, përshkrimi i qeshjes dallon shumë. Komunikimi në rrjete sociale ka adoptuar një mënyrë të posaçme të shkrimit, për të treguar atë që ndjen, transmeton Telegrafi.
Në shumicën e vendeve përdoret ‘hahaha’, si shenjë që e përshkruan mënyrën e të qeshurit.
Itali: Ah ah ah ah (duke e imituar në mënyrë fonetike, se si shkruhet e qeshura)
Kinë: 哈哈 (Në gjuhën mandarine, shenja 哈哈 nënkupton haha).
Kore: Kkkkkk (Në raste të rralla edhe ‘kekekkek’, është e njëjtë me ‘hahaha’, por në versionin fonetik korean).
Nigeri: PVPTQ (Është pothuajse e njëjtë me ‘LOL, që përdoret në vende të ndryshme të botës. Nigerianët përdorin një shenjë që në shqip do të nënkuptonte ‘Po Vdes Duke Qeshur’).
Greqi: Xaxaxaxa (Njëjtë si ‘hahahah’ apo ‘kkkkk’, vetëm se është forma fonetike e gjuhës greke).
Brazil: Rsrsrsrs (Nga ‘Riso’ që nënkupton qeshje, e ka marrë edhe përshkrimi ‘rsrsrsrsr’).
Frace: Mrd (‘Mort De Rire’, që është shkurtesë e shprehjes ‘Po Vdes Duke Qeshur’).
Islandë: Hihihihi (Një tjetër përshkrim fonetik).
Tajlandë: 555555 (Në gjuhën tajlandeze, numri pesë thuhet ‘ha’. Andaj, ‘55555’ nënkupton ‘hahahahah’.
Japoni: Wwwww (Japonezët i thonë qeshjes ‘Warai’. Kësaj fjale i është marrë vetëm shkronja e parë, si përshkrim i qeshjes. Me ‘wwww’ për ndonjë mahi të këndshme, deri ‘wwwwwww’ për ndonjë tjetër shumë më të fortë).
Spanjë: Jajajaj (fonetike)
Danimarkë: hæ hæ (Fonetike. Në këtë vend e shkruajnë edhe ‘ho ho’ në raste kur duan të tregojnë se po qeshin shumë). /Telegrafi/




































