LAJMI I FUNDIT:

Inter kërkon shërbimet e Gabriel Brazaos

Inter kërkon shërbimet e Gabriel Brazaos

Portieri i ri i Cruzeiros, Gabriel Brazao është një prej objektivave të skuadrës së Interit.

Televizioni italian, Sky Italia thotë se Nerazzurët po kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për 18-vjeçarin.


Futbollisti impresionoi në Kupën e Botës nën 17 për Brazilin, ku u emërua “Portier i Turneut 2017”.

Ai është paraqitur tashmë edhe në kombëtaren braziliane nën 20 vjet, ku ka pasur paraqitje fantastike.

Italianët planifikojnë ta blejnë kartonin e lojtarit, por i cili do të mbetet i huazuar në klubin aktual edhe për të paktën gjashtë muaj.

Shkëmbimi Zaniolo-Nainggolan, Monchi tregon se sa vështirë e bindën Interin ta lënë të lirë yllin italian
Lexo po ashtu Shkëmbimi Zaniolo-Nainggolan, Monchi tregon se sa vështirë e bindën Interin ta lënë të lirë yllin italian

Theksojmë se gjatë afatit kalimtar të janarit italianëve pritet t’iu largohet mbrojtësi brazilian, Miranda.

Ndryshe, Inter aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane. /Telegrafi/