Sistemi i profilit te dritares “Elegant” kombinon dizajnin minimalist me izolimin e shkëlqyer termik, për të cilin ka fituar disa çmime. Bazuar në sistemin modular fleksibël të ndërtimit iCOR, sistemi “Elegant” prezantohet si një platformë plotësisht e zgjeruar me inovacione, si teknologjia e fibrave të xhamit ThermoFibra, temperimi termik “Forthex” dhe zhvillimi më i fundit, dizajni i ri i krahëve “Elegant Grando”. Me “Phoenix”, Deceuninck prezanton gjithashtu tani serinë e parë të profileve të bazuar në platformën “Elegant”, e cila prodhohet 100% nga plasika e ricikluar.
Me prezantimin e sistemit modular të ndërtimit iCOR, Deceuninck themeloi bazën për zhvillimin e sistemit të profilit “Elegant”, i cili sot është zgjeruar plotësisht: Pesë dizajne të ndryshme krahësh dhe tre thellësi kornizë me përmasat 76, 84 dhe 115 mund të kombinohen me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë disponohen zgjidhje të ndryshueshme për të gjitha kërkesat e ndërtimit, për ndërtimet e reja dhe rinovimet, që nga ato të orientuarat nga dizajni deri tek ato në klasik.

Në versionin e rrafshët “Abstract” me dizajnin e tij të hollë dhe një sistem opsional kubik të shiritave të xhamit, “Elegant” duket si një dritare alumini dhe me zgjatimin prej vetëm 9 mm ai është profili PVC plastik më i hollë në treg. Për këtë modelim veçanërisht të suksesshëm, “Elegant” është vlerësuar me çmimin Design Award 2019 në Gjermani dhe me çmimin Red Dot 2019 në kategorinë “Dizajni i produkteve”. Përveç kësaj, bërthama modulare e sistemit “Elegant”, iCOR nga Deceuninck, fitoi çmimin German Innovation 2020 dhe çmimin Design Award 2021 në Gjermani.

Përmirësuar me teknologjinë e re ThermoFibra, Deceuninck ofron variacion”ThermoFibra Infinity” e profilit “Elegant”, i cili nuk kërkon përforcim çeliku – dhe kjo pa kompromentuar dizajnin. Për një stabilitet të madh të krahëve të dritareve dhe dyerve të shtëpisë kujdesen fijet e fibrave të xhamit të ngulitura e të pafundme. Kombinimi me temperimin termik “Forthex” në korniza mundëson vlerat më të larta të izolimit termik – deri në Uf 0,85 W/m2K te dritarja. Përveç kësaj, me “ThermoFibra” konstruktorët mundën të arrinin një zgjatim edhe më të hollë prej vetëm 7 mm, një reduktim në gjerësinë e pamjes së profileve nga 112 mm në 109 mm dhe në të njëjtën kohë rritjen e mbrojtjes nga vjedhjet.

Në këtë mënyrë, përmasat maksimale mund të arrihen me peshë dukshëm më të vogël dhe mundësitë e projektimit të arkitekturës së dritës natyrore rriten: Me “ThermoFibra” në krahë prodhohen elemente moderne, të mëdha dritaresh për hapësira dhe dyer shtëpish të përshkueshme nga drita.
Kjo do të thotë se, përdorimi i materialeve të riciklimit EcoPowerCore në elementin thelbësor të profilit e bën atë veçanërisht të qëndrueshëm dhe në fund, profilet janë plotësisht të riciklueshëm në fabrikën e riciklimit të vetë Deceuninck. Këtu materialet e vjetra rikuperohen, duke bërë të mundur kështu zgjatjen e ciklit të jetës së tyre. Profile të zgjedhura të sistemit “Elegant” me emrin “Phoenix” prodhohen 100% nga plastika e ricikluar, një kursim energjie prej 90% në krahasim me prodhimin nga lënda e parë plastike e re. Në të njëjtën kohë, profilet plastike “Phoenix” priten po aq mirë sa gjithë profilet e tjera të Deceuninck për sa i përket stabilitetit dimensional, vlerave të rezistencës dhe të izolimit termik.

Shtesa më e fundit nënë sistemin e profileve “Elegant” është një dizajn i ri i krahëve: “Elegant Grando” prezantohet në pamjen tradicionale të një dritareje PVC. Me zgjatimin e theksuar, ai integrohet në mënyrë harmonike me të gjitha stilet e imagjinueshme arkitekturore dhe kështu pozicionohet si një profil i gjithanshëm brenda gamës së gjerë të dizajneve të “Elegant”. Krahu Grando kombinohet si me kornizat 84 mm, ashtu dhe me ato 76 mm dhe për këtë arsye është veçanërisht i përshtatshëm për projektet e rinovimit në ndërtimet tradicionale falë thellësisë më të ulët të instalimit.
Një program ngjyrash prej 50 fletësh me tonalitete në trend, si për shembull ngjyra e zezë grafiti pa shkëlqim ose fletët me pamje alumini dhe tonalitetet e ngrohta të ngjyrës së drurit kompletojnë dritaren futuriste. Elegant Abstract, Infinity dhe Grando janë opsionale dhe disponohen gjithashtu me veshje të jashtme ngjyrë alumini.
Informacione të tjera në: deceuninck-ks.com

Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Izi's Apartment 197 - shijoni kafen në gotat e ngrënshme që duhet patjetër të provohet!

Veç një Patos ta mundëson me u bo me Porsche

“Albi Mall” tani edhe në Gjilan, projekt impresionues në vlerë 40 milionë euro

ZBRITJE MAGJIKE në Ciao Berto - 15% deri 50% zbritje

Lagje ideale për jetesë - planimetri të përsosura në kompleksin LINDA

Bien çmimet e ndërtimit në Kosovë

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

E mbuluar dhe me kurorën e "miss"-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare dhe bënte jetë të shfrenuar

“Kishte tentativa të tjera të Naimit për ta vrarë Liridonën”, gazetarja Lala: Pse nuk i besoj babait të Naimit

Pamjet e para pas aksidentit në Itali ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë – vetura e tyre përfundoi në lumë

Azem Gagica eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2, por i qëllon bileta kthyese

“Leve Palestina” – si arriti që një këngë suedeze e viteve 70-ta të bëhej një himn i ri palestinez