LAJMI I FUNDIT:

Injorimi i këshillave të doktorit mund të jetë gjë e rrezikshme, thotë një ekspert

Injorimi i këshillave të doktorit mund të jetë gjë e rrezikshme, thotë një ekspert

Ndryshe nga profesionet tjera, doktorët nuk kanë punë me orar të caktuar, por shpeshherë duhet të vrapojnë urgjentisht në spital për urgjenca të ndryshme. Doktorët punojnë me dedikim të plotë dhe e sakrifikojnë komoditetin e tyre për t’ia shpëtuar jetën dikujt.

Por, shpeshherë ndodh që njerëzit nuk i dëgjojnë këshillat e doktorëve, sikurse ata vet të dinë më shumë se doktorët, transmeton Telegrafi.


Dr. Mahesh Upadhyay, president i D-Ward, Asociacion Mjekësor, thotë se pacientët nuk i kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre dhe shpeshherë i injorojnë këshillat e doktorëve.

“Ata shpeshherë bëhen ekspert shëndetësorë të vetvetes dhe vendosin se çfarë duhet të bëjnë, e çfarë jo, e pikërisht kjo mund të shkaktojë shumë probleme të ndryshme shëndetësore”, thotë Upadhyay.

Gjithmonë ndiqeni këshillën e doktorit

Shpeshherë kur jeni të sëmurë do ta vizitoni një doktor, por nuk i dëgjoni këshillat e tij.

P.sh, doktori mund t’ju thotë t’i merrni ilaçet për tri herë në ditë, e ju i konsumoni vetëm për një apo dy ditë.

Çfarë ndodh këtu është se në fillim mund të ndjeheni më mirë dhe ndjeheni që nuk keni nevojë për ilaçe, por në periudhë afatgjate sëmundja mund t’ju rikthehet edhe më keq se që ka qenë.

Dr. Mahesh Upadhyay thotë ndër tjerash se duhet të shmangni përdorimin e tepërt të ilaçeve, si dhe duhet të bëni kontrolle të rregullta. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori