LAJMI I FUNDIT:

Incidentet e fundit në vend, Ramadani: Kërcënimet duhet të merren seriozisht

Incidentet e fundit në vend, Ramadani: Kërcënimet duhet të merren seriozisht

Tash e një vit situata politike në vend vazhdon të jetë e tensionuar, e kjo si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga ana e qeverisë, marrëveshje këto të cilat vazhdimisht janë kundërshtuar nga opozita.

E mungesa e një debati politik ndërmjet pushtetit dhe opozitës, rrezikon që Kosova të futet në një fazë tjetër edhe më të papërshtatshme, ka vlerësuar njohësi i sigurisë Burim Ramadani.


Ramadani në një prononcim për Telegrafin, duke folur rreth incidenteve të fundit që ndodhën në vend, siç ishte sulmi me granatë dore në Kuvendin e Kosovës, pastaj vendosja e një bombe në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës dhe së fundmi letra kërcënuese që i është lënë shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, ka thënë se tensionimi i situatës nuk ka të bëjë vetëm me Demarkacionin.

“Demarkacioni është tema aktuale, porse tensionimi është më i gjerë dhe më i thellë. Faktorë tjerë që ndikojnë në këtë situatë të paqëndrueshme kanë të bëjnë kryesisht me ndarjen dhe përçarjen e thellë shoqërore dhe politike që po ndodh në Kosovë”, ka thënë Ramadani.

burim_ramadani

Ai ka shtuar se këto kërcënime duhet të merren me seriozitet, pavarësisht asaj se kush qëndron mbrapa tyre.

“Pavarësisht se kush dhe pse mund të fshihet mbrapa, por sulmi në ndërtesën e Kuvendit, sikurse edhe kërcënimet direket ndaj individëve, në ditët e fundit ndaj Grabovcit dhe Mehës, duhet të merren seriozisht dhe t’i kushtohet vëmendje e plotë institucionale dhe politike”, u shpreh Ramadani.

Ramadani më tej ka shtuar se fajtori kyç i një situate të tillë politike në vend janë sjelljet politike dhe institucionale të cilat u kanë shërbyer paralajmërimeve për tensionimin e situatës

“Paralajmërimet janë të kahershme, sikurse që sjellja politike dhe institucionale i ka shërbyer këtyre paralajmërimeve. Është vërtetë e habitshme se si të gjitha zhvillimet politike dhe institucione po i shkojnë përshtati tensionimit më të thellë! Në situata të këtilla, me përçarje të mëdha shoqërore dhe politike, skena politike e institucionale duhet të bëjnë çmos për të ndërtuar qasje të përbashkët e jo për të thelluar përçarjen!”, ka theksuar Ramadani, duke shtuar më tej se sjelljet e deritashme të japin përshtypje që shumë njerëz në Kosovë, të niveleve të ndryshme dhe përgjegjësive të ndryshme, janë të interesuar për tensionim të thellë dhe eskalim të situatës.

“Në bindjen time, kjo është krejtësisht e gabuar”, tha ai.

Ish-deputeti Burim Ramadani ka shtuar më tej se krizat politike as nuk munden dhe as nuk janë zgjidhur ndonjëherë me mekanizma të forcës.

“Normalisht se institucionet e sigurisë duhet të rrisin masat e sigurisë për pikat vitale të shtetit, sikurse edhe për individët. Por, thelbi mbetet tek sjellja politike, që mund të ofrojë zgjidhje politike. Askush nuk mund të zgjidh një krizë politike me Polici. Kjo ka qenë qasje e gabuar që nga fillimi dhe si e tillë ka rrezikuar mjaft shumë Kosovën deri më tash”, tha ai.

Ramadani në fund theksoi se tashmë është një kategori më e rëndë e rrezikimit të qëndrueshmërisë së shtetit, prandaj është e domosdoshme gjetja e zgjidhjes së përbashkët politike!./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori