Immobile tregon klasin, e fillon sezonin me një gol brilant ndaj Napolit

Ndeshja e parë në Serie A prodhoi pesë gola (Chievo 2-3 Juventus), ndërsa e dyta tashmë një gol të bukur.
Po flasim për golin e Ciro Immobiles në derbin mes Lazios dhe Napolit.
Italiani arriti të kalojë skuadrën e tij në epërsi në minutën e 25-të pas një asistimi nga mbrojtësi Francesco Acerbi.

28-vjeçari me një lëvizje klasi arriti të mashtrojë tre mbrojtës napolitan dhe në fund shënoi mjeshtërisht në portën kundërshtare.
Në sezonin e fundit Immobile në Serie A kishte shënuar 29 gola në 33 ndeshje.
Lazio e shqiptarëve prezanton fanellën e tretë, por gjithë vëmendjen e merr qendra e tyre stërvitore

Nuk duhet harruar në portën e Lazios është shqiptari Thomas Strakosha, kurse në bankën rezervë Riza Durmishi.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, nuk është ftuar për shkak lëndimit të pësuar. /Telegrafi/
https://twitter.com/Simone081/status/1030892367287599104












































