Lazio ka prezantuar fanellat e treta për sezonin 2018/19 dhe normalisht që edhe këtë herë ato duken shumë të bukura.

Por, në sy ra natyra e bukur që rrethonte lojtarët.


Aktualisht klubi nga kryeqyteti italian është duke u stërvitur në Belluno, regjioni i Venetos, 100 kilometra në veri te Venecias.

Në këtë natyrë të bukur tash e disa javë janë duke ushtuar edhe tre shqiptarët, Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

Këtë dy të fundit kanë ardhur gjatë afatit kalimtar të verës.

Berisha nga RB Salzburgu për 7.5 milionë euro, kurse Durmishi nga Real Betisi pvr 6.5 milionë euro.

Nuk duhet harruar se Lazio merr pjesë në Ligën e Evropës pasi humbi ndeshjen e fundit kampionale ndaj Interit. /Telegrafi/

37146497 1635264109917735 943809949375397888 n Foto: Lazio/Facebook

37772604 1649177348526411 8393927213916880896 n Foto: Lazio/Facebook

telegrafi sport app