LAJMI I FUNDIT:

Immobile: Lazio do të shkojë në Milano për ta mposhtur Interin

Immobile: Lazio do të shkojë në Milano për ta mposhtur Interin
(Foto: Twitter/S.S.Lazio)

Ciro Immobile e ka bërë të qartë se Lazio do të udhëtojë te Interi në fundjavë me qëllimin për të fituar dhe do të sigurohet që të përfshihet në top-katërshe deri në fund të sezonit.

Fitorja ndaj Cagliarit (1-0) ishte e gjashta radhazi në Serie A dhe në këtë mënyrë, Biancocelestët janë barazuar me pikë me Romën (që ndodhet në vend të katërt në tabelë).


Kundërshtari i ardhshëm i Lazios është Interi që ndodhet në vend të dytë, ndërsa në mesjavë Nerazzurrët zhvillojnë edhe ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ata po luajnë mirë dhe i dimë vështirësitë e asaj përballjeje, mirëpo kemi një javë që të përgatitemi dhe të shkojmë në Milano me qëllimin për të fituar”, ka deklaruar Immobile për Sky Sport Italia.

Që nga fillimi i vitit 2021, Lazio ka grumbulluar 19 pikë, vetëm Manchester City dhe Monaco kanë fituar më shumë pikë se skuadra italiane nga top-pesë ligat evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori